Sirianët pranë kufirit, pritet dyndje edhe në Sarandë

18/01/169:57

Shperndaje:


Tashmë mbërritja e sirianëve në Shqipëri është e pashmangshme. Përpos agjencisë gjigante të lajmeve “Euronews”, e cila paralajmëroi përdorimin e Shqipërisë si vend transit edhe gazeta britanike “Sunday Time” e konfirmoi dje një gjë të tillë. Kjo gazetë paralajmëron sërish se Shqipëria rrezikohet nga fluksi i emigrantëve për shkak se Maqedonia ka vendosur kontrolle të ashpra në territorin e saj. Lajmi se Shqipëria mund të shërbejë si rrugë kalimi për emigrantët e ardhur nga Siria u bë i ditur disa muaj më parë. Referuar burimeve zyrtare të Ministrisë së Brendshme, Gjirokastra, Saranda dhe Korça janë tri zonat ku kanë nisur përgatitjet, nëse sirianët do të vërshojnë drejt Kakavijës, Kapshticës dhe Qafë-Botës. Prej kohësh është paralajmëruar ndryshimi i linjës Greqi-Maqedoni. Organizata të huaja si UNHCR, IOM, Kryqi i Kuq, “Save the Children”, UNICEF etj., u kërkojnë vazhdimisht autoriteteve shqiptare që të merren masat. Ato kanë ofruar çadra, kontejnerë, ushqime, veshmbathje, ilaçe dhe mjete të tjera për këto raste. Pra, mes masave përfshihet edhe ngritja e të paktën 5 mijë çadrave në Gjirokastër, Sarandë dhe Korçë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ApartHotel Miramare në Sarandë kërkon të punësojë një recepsioniste
ADORA’S VIEW HOTEL kërkon të punësojë Recepsionist dhe Sanitare
Banorët e lagjes nr. 1 në Sarandë: Fëmijët tanë janë në rrezik! Kërkojmë urgjentisht kangjella mbrojtëse
Pushuesi bie në një pusetë të hapur sapo mbërrin në Sarandë: “E papranueshme për një qytet turistik”
Kozeta Garrett – Vajza nga Saranda që drejton sigurinë kibernetike globale të Microsoft   
I ndërroi bravën shtëpisë që ja shiti banka, arrestohet 54-vjeçari

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.