Sinoptikani grek paralajmëron shqiptarët: Bëhuni gati për stuhi të fuqishme

29/08/2517:38

Shperndaje:

Sinoptikani grek paralajmëron shqiptarët: Bëhuni gati për stuhi të fuqishme

 

Shqipëria pritet të përfshihet nga kushte të jashtëzakonshme atmosferike të motit këtë fundjavë, sidomos ditën e shtunë, sipas një njoftimi urgjent të bërë nga sinoptikani i njohur grek dhe eurodeputeti i PASOK-ut, Sakis Arnaoutoglou.

 

 

Në përditësimin e tij më të fundit në YouTube, Arnaoutoglou iu drejtua posaçërisht qytetarëve shqiptarë dhe vizitorëve të huaj, duke bërë apel për kujdes dhe përgatitje. Ai theksoi se vendi do të përballet me një situatë të pazakontë për stinën, me stuhi të forta shoqëruar nga reshje të dendura, vetëtima të vazhdueshme dhe breshër i madh, me potencial për dëme të konsiderueshme.

 

Sipas hartave meteorologjike të publikuara prej tij, zonat më të rrezikuara janë Shkodra, Lezha dhe Durrësi, por rreziku shtrihet edhe në pjesë të tjera të ultësirës perëndimore. Në Sarandë të shtunën parashikohet mot me reshje dhe rrufe gjatë mesditës deri në mesnatë.

 

“Ky nuk është mot tipik i vjeshtës. Bëhet fjalë për një situatë ekstreme që kërkon vëmendje maksimale,” – deklaroi Arnaoutoglou, duke paralajmëruar për rrezik real për përmbytje të menjëhershme, pasi sasia e reshjeve do të jetë shumë e madhe në një interval të shkurtër kohor.

 

Ai gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve vendore të marrin masat e nevojshme dhe të jenë në gatishmëri, ndërsa qytetarëve u rekomandoi të shmangin lëvizjet e panevojshme, veçanërisht gjatë ditës së shtunë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tatimet kontrolle në kompani ndërtimi dhe agjenci imobiliare në Sarandë
Butrinti fiton ndaj Bylis B dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes
Stillo Papadhima, sot 101 vjeç – Dëshmia e një të mbijetuari në kampet naziste – VIDEO
Butrinti – Bylis B / LIVE në Saranda Web – përballje direkte për kreun e renditjes
Debate të forta / Këshilli Bashkiak Sarandë miraton kalimin e vilave qeveritare në “Polin e Zhvillimit të Sarandës”
Sarandë | Operacion antidrogë, arrestohet 30-vjeçari me kanabis gati për shitje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.