Shqipëria kalon mbi 1000 të infektuar nga koronavirusi

25/05/209:30

Shperndaje:


Numri i të infektuarve me COVID në Shqipëri që nga fillimi i muajit mars ka kaluar mbi një mijë.
Sot janë shënuar 6 raste të reja duke e çuar numrin në total 1004, por fatmirësisht rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Në 24 orët e fundit janë 6 raste të reja me COVID, 4 raste janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik.

Sipas ISHP-së kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. “Hetimi i thelluar epidemiologjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit” tha Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienen vetjake.

COVID-19 – Statistika (25 Maj 2020)
Testime totale 14659
Testime molekulare 13333
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1004
Raste të shëruara 795
Raste Aktive 177
Humbje jete 2 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 59
Durrës 53
Krujë 27
Shkodër 12
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.