Shpërthim tritoli gjatë natës në Berdenesh, Sarandë – VIDEO
Shpërthim tritoli gjatë natës në Berdenesh. Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Berdenesh, në Sarandë.
Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate, ku një sasi eksplozivi është vendosur në murin rrethues të një banese private. Shpërthimi është konstatuar në orët e mëngjesit nga pronarja e banesës, shtetasja me inicialet S. I., e cila ka njoftuar menjëherë policinë.
Forcat e Policisë Sarandë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe po punojnë për mbledhjen e provave.
Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa hetimet vijojnë.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit