

Shpallet e padëshiruar në Shqipëri eurodeputetja greke e Qipros


Shqipëria ka shpallur ‘non grata’ eurodeputeten greke të Qipros Eleni Theocharous. Vendimi u njoftua mesditën e sotme nga Ministria e Jashtme shqiptare. Këshilltari për Rajonin i Ministrit Bushati, Glevin Dervishi sqaroi se vendimi për t’i propozuar ministrisë së Brendshme që të shpallë si person të padëshiruar eurodeputeten erdhi si pasojë e shfaqjeve të përsëritura ekstremiste.
Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve te Republikës së Shqipërisë, ndaj shfaqjeve të përsëritura ekstremiste të eurodeputetes Eleni Theocharous. Prononcimet e saj që nxisin urrejtjen, cenimin e rendit kushtetues të vendit tonë, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të mund të bëhen më në tokën shqiptare.
Tirana zyrtare shprehet e vendosur që të mos tolerojë asnjë shfaqje sfiduese dhe thirrje që cenojnë tërësinë territoriale.
Qeveria e Republikës është po ashtu e vendosur të mos tolerojë për asnjë arsye shfaqje sfiduese ndaj rendit kushtetues, thirrje cenuese për tërësinë territoriale dhe akte dëmtuese të harmonisë mes qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
Ministria e Jashtme shqiptare e mbyll reagimin duke deklaruar se grupet ekstremiste nuk do të lejohen që të minojnë marrëdhëniet mes vendeve.
Elemente apo grupe ekstremiste që në greqisht apo edhe në shqip, flasin një gjuhë të përbashkët urrejtjeje e përçarjeje, e cila nuk ka lidhje me gjuhën europiane që bashkon popujt e shtetet tona, s’do të kenë asnjë shans të minojnë rrugën tonë të përbashkët të paqes e të bashkëpunimit strategjik në funksion të së ardhmes që meritojnë fëmijët e sotëm të Shqipërisë e të Greqisë.
Emri i Eleni Theocharous është mes 52 ekstremistëve grekë që janë shpallur si të padëshiruar në Shqipëri pas thirrjeve antishqiptare pak ditë më parë gjatë dhe pas ceremonisë së varrimit të Kacifas në Bularat. Eurodeputetja greke e Qipros pas vrasjes së Kacfias erdhi dy herë në Shqipëri, ndërsa deklaratat dhe thirrjet e saj janë cilësuar si të papranueshme nga Ministria e Jashtme që i propozoi Ministrisë së Brendshme shpalljen ‘non grata’. Vendimi ka shkaktuar tension në marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Greqisë. /shqiptarja.com



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Aktori i madh i roleve të “vogla”, kushtuar aktorit të Estradës së Sarandës Lek Mosi. Nga Vangjel Agora
10/11/1813:59

ARDIT CIKULI DENONCON: 3.8 MILIARDË LEKË TË SHPËRDORUARA, JEMI PËRSËRI PA UJË – VIDEO
10/11/1813:59

Butrinti fiton ndaj Memaliaj, Delvina ndaj Albpetrol – VIDEO
10/11/1813:59

Dígjen 2 automjete në Sarandë, ja për çfarë dyshon Policia
10/11/1813:59

SHITET APARTAMENT 3+1, 116 M2, I MOBILUAR & HIPOTEKË, ÇMIMI 115,000 EURO
10/11/1813:59

XHELATERI SWEESH KËRKON STAF PËR PUNËSIM GJITHËVJETOR
10/11/1813:59

Njerëz që frymëzojnë: Florika Kafeja (Ruçi), mësuesja e shkollës “Adem Sheme”
10/11/1813:59

Sot 80-vjetori: 2 Shkurt 1943, krijohet Ceta Cameria
10/11/1813:59

Kërkohen punonjës për sezonin Prill – Tetor 2023 në restorant-piceri në qendër të Sarandës
10/11/1813:59

GUIDE: PUSHIME NE SARANDE (e detajuar)
10/11/1813:59







Rezervime

Dhoma Ksamil
10/11/1813:59

Apartamenti 6 – Vila Stupende
10/11/1813:59

Suitë me dy dhoma – Vila Park Bujari Ksamil
10/11/1813:59

Apartament Ksamil 1+1
10/11/1813:59

Dhoma teke, Hotel Mesopotam
10/11/1813:59
Suvenire

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
10/11/1813:59

Suvenire nga Saranda
10/11/1813:59

Suvenire nga Saranda – Shegë
10/11/1813:59

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
10/11/1813:59

Suvenire nga Saranda
10/11/1813:59




