Shoqata e Biznesit ultimatum Bashkisë: Tërhiquni ose do përballeni me protesta dhe bllokim rrugësh

Shoqata e Biznesit në Sarandë ultimatum Bashkisë Sarandë: Tërhiquni nga vendimi për kufizimin e orarit të furnizimit të dyqaneve ose do të përballeni me protesta dhe bllokim rrugësh!

Me anë të një njoftimi, drejtuar Bashkisë Sarandë dhe Komisariatit të Policisë, biznesi i qytetit i kërkon Bashkisë Sarandë anullimin e një vendimi të marrë 3 ditë më parë për kufizimin e orarit të furnizimit të dyqaneve.

NJOFTIM

Drejtuar: Bashkise Sarande, Komisaritit te Policies Sarande.

Shoqata e biznesit ne Sarande lidhur me vendimin e marre per orarin e levizjes e fugonave per furnizimin e bisnesit, kundershton ne menyre kategorike kete vendim ,si te gabuar dhe jo funksional I cili demton rende punen e biznesit .Bllokimi me kete orare eshte e pa mundur te kryhet sherbimi sepse puna jone eshte voluminoze nuk mund te kryhet me kete orare dhe me keto kushte te gabuara te vendosura.

Ne si shoqat kerkojme revokimin e ketije urdheri ,thirrjen e biznesit te konsultohen grupet e interesit ,duke dhene nje zgjidhje te pershtateshme ne te mire te te gjitheve .Ne si shoqate ne mos marrjen e masave per revokimine ketije urdheri do te protestojme te gjithe te bashkuar duke bllokuar rrugen kryesore si dhe do pezullojme punen deri ne zgjidhjen e llogjikeshme te problemit.Ju lutemi merrni masa qe te mos pershkallezohet problemi.

Faleminderit Shoqata e Biznesit Sarande

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.