
Sherri në Ksamil për plazhin, Pashaj: Bashkia dhe ministrja Kumbaro përgjegjëse – VIDEO
Dhunohet biznesmeni në Ksamil – Sherr për hapësirën e plazhit përpara hotelit, Pashaj: Bashkia dhe ministrja Kumbaro përgjegjëse!
Albert Pashaj goditet në mes të plazhit me sende të forta. Konflikt i përsëritur për pronësinë e një hapësire bregdetare. Reagon i dëmtuari: “E kam paralajmëruar ministren me foto dhe video. Më lanë në mëshirë të fatit.”
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Ksamil, ku biznesmeni Albert Pashaj, 46 vjeç, është dhunuar publikisht në një nga plazhet më të frekuentuara të zonës, në sy të pushuesve dhe familjarëve të tij. Sipas dëshmisë së vetë Pashajt dhe burimeve zyrtare nga Policia e Sarandës, konflikti ka të bëjë me një përplasje të vazhdueshme për hapësirën e plazhit përpara hotelit të tij.
Pashaj është goditur me sende të forta dhe ka marrë plagë në kokë. Ai pretendon se autorë të dhunës janë persona të lidhur me biznesmenin Agim Taraj, me të cilin është në konflikt të zgjatur për pronësinë e një sipërfaqeje plazhi. Policia ka shoqëruar një nga personat e përfshirë dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve, të evidentuar përmes kamerave të sigurisë në zonë.
“Kam hotelin, më hoqën nga lista për plazh” – Pashaj fajëson institucionet
Në një reagim të fortë pas ngjarjes, Albert Pashaj ka akuzuar publikisht Bashkinë Sarandë dhe Agjencinë Kombëtare të Bregdetit (AKB), duke thënë se konflikti është krijuar nga paaftësia dhe mosveprimi i institucioneve.
“Kam një hotel dhe aplikova për hapësirën e plazhit përpara tij. M’u miratuan 52 çadra për 26 dhoma. Por Bashkia nuk erdhi asnjëherë për të bërë matjet. E lanë të kalojë afati derisa më erdhi një SMS nga AKB se jam skualifikuar, sepse nuk ishte bërë ngarkesa e dytë në e-Albania. Hapësira u kthye ‘gjoja’ në plazh publik, por në fakt e ka zaptuar Agim Taraj, që më ka kërcënuar prej muajsh,” – shprehet Pashaj.
Ai shton se Taraj ka ndërtuar një beach bar në zonë dhe ka ngritur struktura pa leje, ndërsa institucionet lokale kanë qëndruar në heshtje.
Dhuna e përsëritur dhe akuzat ndaj ministres Kumbaro
Sipas Pashajt, ky nuk është incidenti i parë. Më 6 qershor ai pretendon se është sulmuar për herë të parë nga Taraj dhe tre persona të tjerë, të cilët, sipas tij, hynë në mënyrë të paligjshme në pronën e tij. Ai thotë se për këtë ngjarje ka bërë denoncim dhe ka dorëzuar video nga kamerat e sigurisë, por asnjë masë nuk është marrë.
“Sot ndodhi e njëjta gjë. Dërgova familjen në plazh – djalin, bashkëshorten dhe vjehrrën. Kur shkova edhe unë, më dolën përpara katër punonjës të Taraj dhe më goditën me shkopinj dhe sende të forta. Policia ndërhyri menjëherë, por nëse institucionet do kishin vepruar në kohë, kjo nuk do ndodhte.”
Ai mban përgjegjëse edhe ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, për të cilën thotë se është informuar me foto dhe video, por nuk ka reaguar.
“E kam paralajmëruar znj. Kumbaro disa herë për këtë konflikt. Bashkia thoshte se çështjen e kishte AKB, AKB thoshte se e kishte Bashkia. Ky është rezultat i papërgjegjshmërisë së tyre.”
Policia e Sarandës ka konfirmuar ngjarjen, duke bërë me dije se reagimi ka ardhur pas publikimit të videos së incidentit në rrjete sociale. Deri në atë moment nuk kishte pasur asnjë denoncim zyrtar nga asnjë prej palëve për ngjarjen e ditës së sotme.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se në përplasjen fizike kanë qenë të përfshirë të paktën tre persona, për të cilët është shpallur kërkimi dhe po punohet për kapjen e tyre.
Saranda Web do të ndjekë nga afër zhvillimet e mëtejshme për këtë ngjarje dhe do publikojë çdo reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 10
19/07/2520:31

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 4
19/07/2520:31

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
19/07/2520:31

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
19/07/2520:31

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
19/07/2520:31
