Shembet një manastir monument kulture në Leshnicë

08/06/176:16

Shperndaje:


Është shembur  manasti mbi 400-vjeçar i Shën Athanasit në Leshnicën e Poshtme, objekt i kategorisë së parë, rreth 50 km larg Sarandës.
Kisha është e tipit bazilike me një kupolë dhe mbishkrimi në hyrje të tempullit daton nga viti 1797, por banorët vendas këmbëngulin që kjo datë përkon me rindërtimin e dytë dhe se tempulli është shumë më i vjetër.
Brenda manastirit muret ishin të zbukuruara me ikona të rrallë që përfaqësojnë një mrekulli të paçmuar kulturore, ndërsa në pjesën veriore të tempullit, ishin ndërtuar qeliza në të cilat jetonin murgjit.
Banorët denoncojnë se Institucionet shtetërore ishin vënë në dijeni  muaj më parë, se objekti mbi 400-vjeçar rrezikonte shembjen, por sipas tyre, preferuan ta mbajnë të fshehur  për shkak të fushatës elektorale.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NJOFTIM Punësimi për Kamarier në Fast Food SHEJNI në Sarandë
Parku i Butrintit kërkon Oficer Biletash dhe Specialist i angazhimit me komunitetin
Rama: Hiqni trarët për parkime dhe tendat në lokale, do hani gjoba e ndjekje penale
“IL Pomodoro” punëson Kuzhinier/e, Picier dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore
Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.