Sarandë | Operacion antidrogë, arrestohet 30-vjeçari me kanabis gati për shitje

31/01/2610:02

Shperndaje:

Sarandë | Operacion antidrogë, arrestohet 30-vjeçari me kanabis gati për shitje

 

Policia e Sarandës njofton se ka finalizuar operacionin e koduar “Meantime”, duke goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike në qytet. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë një 30-vjeçar, i dyshuar për shpërndarje të kanabisit.

 

Sarandë | Operacion antidrogë, arrestohet 30-vjeçari me kanabis gati për shitje

 

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Komisariati i Policisë Sarandë ndaluan shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Sarandë, teksa qarkullonte me automjet në qytet. Gjatë kontrollit, atij iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza, e dyshuar se ishte e destinuar për shitje.

 

Kontrollet vijuan edhe në banesën e të arrestuarit, ku u sekuestrua një sasi tjetër kanabisi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti i përdorur nga i dyshuari dhe një peshore elektronike.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme ligjore.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel Olympia kërkon Recepsionist/e, Sanitare, Roje-Mirëmbajtës dhe Kamarier
Restorant Elite në Ksamil kërkon Zgarist, Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier dhe Sanitar/e
Hotel PINI dhe LA MAR Restaurant kërkon të punësojë staf
Julia Rooftop në Sarandë kërkon Kamarier/e, Banakier/e dhe Kamarier/e për restorant
Angel’s Sweet House në Sarandë kërkon Krepier/e dhe Banakier/e
Butrinti mposht Partizanin B 4-2, gjithçka vendoset në “finalen” me Orikun

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.