Sarandë: 2 të dehur përplasen me makina gjatë natës, arrestohen të dy

15/08/2412:26

Shperndaje:

Sot në orën 04:00 të mëngjesit, një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës, ku janë përfshirë dy automjete. Sipas informacioneve të para, një mjet Volkswagen me drejtues shtetasin N.G., 21 vjeç, është përplasur me një mjet Renault, i drejtuar nga shtetasi A.B., 33 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar edhe një automjet i parkuar në vendngjarje..

 

Të dy drejtuesit e mjeteve janë gjetur nën ndikimin e alkoolit. Policia ka kryer veprimet hetimore proceduriale, duke arrestuar shtetasin N.G. për veprat penale të parashikuara nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal, dhe shtetasin A.B. për veprën penale të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

 

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vijim.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bashkia Sarandë tender 470 milionë lekë për zyra dhe magazinë të Ndërmarrjes së Shërbimeve në Volloder
Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.