
Saranda pa opozitë: fillimi i heshtur i fundit të demokracisë në Sarandë
Saranda pa opozitë: fillimi i heshtur i fundit të demokracisë në Sarandë
Manjola Nikollo, ish-kryetare e degës së Partisë Demokratike në Sarandë, ka pranuar propozimin e bërë disa muaj më parë nga kryetari i Bashkisë, Oltion Çaçi, për të marrë postin e nënkryetares së Bashkisë Sarandë.
Por ky nuk është rasti i vetëm. Në janar të këtij viti, Jolio Dine, ish-kryetar i Forumit Rinor të PD-së dhe dy herë kandidat për deputet, pranoi të bëhej drejtor i Shërbimeve Publike në të njëjtën bashki. Dy ish-figura qendrore të opozitës lokale që sot janë pjesë e administratës së drejtuar nga e majta, përbëjnë një sinjal shqetësues për pluralizmin në Sarandë.
Edhe më shqetësues është fakti se muajt e fundit, një pjesë e këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak kanë votuar në favor të disa projekteve të propozuara nga mazhoranca, pavarësisht kundërshtimit të qytetarëve. Dy prej tyre: projekti i Eko Kampusit dhe ai për panelet diellore në Heremec, janë cilësuar nga qytetarët si projekte kundër interesit publik.
Në vend që të ushtrojnë kontroll dhe kritikë ndaj mënyrës se si menaxhohen fondet publike dhe resurset e qytetit, një pjesë e opozitës duket se është bërë pjesë e konsensusit të heshtur që shuan zërin kritik dhe lehtëson çdo vendim të pushtetit.
Ky fenomen konsiderohet si “kapje të opozitës”, ku përmes ofertave për poste, pushteti arrin të zbusë çdo zë kundërshtie. Kjo praktikë, ndonëse e vjetër në politikën shqiptare, po kthehet në një rrezik real për jetën demokratike të Sarandës.
Opozita nuk është më një alternativë, por një zgjatim i administratës. Në mungesë të një kontrolli të vërtetë institucional dhe moral, qytetarët mbeten pa një përfaqësim të sinqertë të interesave të tyre.
Në një qytet që përballet me probleme të thella infrastrukturore, urbanistike dhe mjedisore, mungesa e opozitës reale nënkupton mungesën e transparencës dhe përgjegjshmërisë.
Kur të gjithë bien dakord, shpesh askush nuk mban përgjegjësi.
Demokracia nuk shuhet brenda një dite – ajo zbehet ngadalë, në momentin që zërat kritikë heshtin dhe idealet zëvendësohen me interesa personale. Dhe duket se Saranda po e përjeton pikërisht këtë fazë të rrezikshme.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit






Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 4
23/10/2518:31

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
23/10/2518:31

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
23/10/2518:31

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
23/10/2518:31

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 1
23/10/2518:31
