Saranda është një parajsë e vogël, ka kushte për pushime të mrekullueshme

18/03/1718:38

Shperndaje:


Plazhet e jashtëzakonshme, pamja, vendet historike, ‘Syri i Kaltër’, çmimet e arsyeshme, janë disa nga arsyet që Saranda po konsiderohet si një nga vendpushimet më moderne në rajon që ofron shumë atraksione për vizitorët
Shqipëria vazhdon të rekomandohet për t’u vizituar nga faqe të ndryshme, kurse njëra nga bukuritë më të mëdha të saj gjendet në Sarandë.
Saranda është një qytet bregdetar në jug të Shqipërisë, afër kufirit me Greqinë, një vend që ka plazhe të mrekullueshme në detin Jon, shkruan ‘sportfair.it’.
Saranda është një parajsë e vogël që i ka të gjitha kushtet për të kaluar një pushim të mrekullueshëm si plazhet me gurë të vegjël natyral, një det të mrekullueshëm të kaltër, si dhe me pamje të jashtëzakonshme që të lë pa frymë.
Por, Saranda është e pasur edhe me bukuri tjera si Korfuzi, që është një vend atraktiv për ata të cilët janë të pasionuar pas historisë.
Kalaja Madhështore e Ali Pashë Tepelenës e Butrinti janë tjerë ndalesa të nevojshme në Sarandë. Në këtë qytet ka shumë bukuri dhe me të drejt po konsiderohet si një nga vendpushimet më moderne në rajon që ofron shumë atraksione për vizitorët.
Por, këtu nuk përfundojnë bukuritë e Sarandës. ‘Syri i Kaltër’ është një ‘vepër’ e jashtëzakonshme që tërheq shumë turistë. Numri i vizitorëve çdo ditë e më shumë po rritet, kurse edhe çmimet janë shumë të arsyeshme.

 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Aneta Xhiku e zhgënjyer me qytetarët në Sarandë: “Flasin vetëm në rrjetet sociale nga divani”
Etvela Merko, aktivistja nga Delvina, i bashkohet protestës qytetare në Sarandë
Shkëndije Sakaj: “Në ’97 ruajtëm natën gjimnazin, në 2001 donin ta bënin disko. Të anullohet vendimi
Protesta në Sarandë, ish-mësuesja: “E mbrojtëm gjimnazin në ’97, do ta mbrojmë edhe sot”
Aksident në aksin Qafë Botë–Krane, makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal
Allegro Restaurant në Shëtitoren e Sarandës kërkon Zgarist dhe Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.