Rrihet barbarisht shqiptari ne burgun grek

11/12/1811:14

Shperndaje:


 

Një i ri shqiptar, 19 vjeç është rrahur së fundi barbarisht në burgjet greke . Sipas mediave greke mësohet se 19 vjeçari është Aleksandër Luka dhe dyshohet se bashkë me një 21 vjeçar grek kanë marrë pjesë në vrasjen e studente greke Eleni Topaloudi më 28 nëntor në Rodos, të Greqisë. Sipas mediave greke mësohet se ngjarja ka ndodhur në burgun e Avlonas, ku disa të burgosur grekë kanë hyrë në qelinë e të riut shqiptar dhe kanë dhunuar barbarisht shqiptarin Aleksandër Luka.

Këto janë pamjet të cilat mediat greke i kanë publikuar së fundmi. Në pamje shikohet sesi rrihet barbarisht në një burg grek 19-vjecari shqiptar, i cili dyshohet se bashkë me një grek vranë studenten greke Eleni Topaloudi më 28 nëntor në Rodos.

Edhe pse ai bërtet që nuk e bëri ai krimin, ata vazhdojnë ta dhunonjë duke e goditur . Ndërkohë që bëhet e ditur se pas dhunës së ushtruar, 19 vjeçari është dërguar në spital për të marë ndihmë mjekësore.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali
Njoftim punësimi për staf në Restorant Piceri SUNSET në Ksamil
Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje
Kompania Greke Infovest ofron mundësi për të punuar nga shtëpia
Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.