Rrëzohet përsëri “porta e Kakomesë”, shoqërohen disa banorë të Nivicës drejt Policisë në Vlorë

19/08/2314:12

Shperndaje:

Porta e Kakomesë është rrëzuar përsëri. Lajmi bëhet i ditur për Saranda Web nga banorë të fshatit Nivicë Bubar.

Banori: Sot në orët e para të mëngjesit Policia e Shtetit ka zbarkuar në Nivicë Bubar. Qëllimi ishte ndalimi dhe shoqërimi për në Vlorë i disa banorëve. Gjatë orëve të natës porta e Kakomesë është hedhur përtokë dhe kjo është justifikimi i ndërhyrjes së policisë në Nivicë Bubar. Për ironi të fatit ! sot Policia e Ballës mbledh ca shazllone në Ksamil dhe bëhet temë në mendja, kurse për portën totalisht të jashtëligjshme në Kakome ndalohen banorë të Nivicë Bubar. Familjarët nuk kanë asnjë informacion çfarë po bëhet me të ndaluarit, shprehet një banor për Saranda Web.

Shoqërimi i banorëve për në Vlorë konfirmohet edhe nga disa banorë të Nivicës, të cilët shprehen se Policia ka zbarkuar befasisht në fshat por edhe në disa shtëpi në Sarandë për të shoqëruar banorë të Nivicës.

Deri tani në lidhje me këtë ngjarje nga Policia nuk ka asnjë komunikatë për media.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Restorant Manxurane në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhiniere dhe Llanxhiere
1CLICK kërkon të punësojë staf për shërbim klienti në Sarandë
Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues
Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti
Butrinti fiton 3-0 ndaj Devollit dhe mban gjallë garën për vendin e parë – VIDEO
Butrinti – Devolli LIVE në Saranda Web – sfidë vendimtare për kreun e renditjes

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.