Rrëfimi tronditës: I hoqën mitrën me thikë kuzhine. Rihapet dosja

23/03/1810:56

Shperndaje:


Dosja e vdekjes misterioze e Kostandina Anagnostit në Sarandë në 15 nëntor 2014 është rihapur përsëri. Mediat greke kanë publikuar ditën e sotme edhe një rrëfim tronditës të babait të Kostandisë, Jorgo Anagnosti.
Dyshimet e para të vdekjes u hodhën mbi vajtjen te dentisti, por mjekësia ligjore doli në përfundimin se vdekja e vajzës ishte natyrale, e shkaktuar si pasojë e një hemorragjie cerebrale.
Pas ekspertizës, trupi i Kostandinës niset për në Janinë, por babai i saj, pasi e sheh në morg të bijën, kërkon ndalimin e varrimit për të bërë një ekspertizë të dytë.
Ai ka hedhur dyshime se e bija nuk ka vdekur në mënyrë natyrale, por se vajza ka vdekur në një klinikë gjatë një aborti. Jorgo Anagnosti ka hedhur akuza edhe ndaj mjekëve që kanë bërë autopsinë se kanë hequr mitrën me thikë kuzhine për të zhdukur provat e vdekjes së Kostandinës.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama: tokë me 1 euro do përfitojnë vetëm ata që duan të ndërtojnë resorte turistike
Shqipëria, destinacion i jahteve: Forbes e sheh vendin si qendrën e re të luksit në Mesdhe
Edi Rama me kryetarët e bashkive: askush nuk rikandidon pa firmosur hartat e “Paketës së Maleve”
Sarandë | Policia shpall në kërkim disa persona të paidentifikuar, dhunuan dy persona pas një konflikti
Kur ligji përdoret si justifikim dhe fëmijët harrohen: rasti i shkollës “9 Tetori” në Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, dy fëmijët rikthehen pas 6 muajsh në bankat e shkollës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.