Rrëfimi i banorëve në Çukë: Pinë kafe së bashku, qerasën fëmijët dhe më pas u zhdukën

13/04/2316:58

Shperndaje:

Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori, të dy 46 vjecarë, prej 7 ditësh rezultojnë të zhdukur në Sarandë.

Policia e qytetit është vënë në alarm dhe prej disa orësh po kryen veprime të shumta hetimore përfshirë kqyrje kamerash sigurie dhe marrje në pyetje personash, kryesisht lidhje shoqërore të dy të zhdukurve.


Banorë të fshatit Çukë kanë rrëfyer jashtë kamerës se ditën e enjte 6 Prill, rreth mesditës, të dy personat kanë pirë kafe në një prej lokaleve të fshatit.

Fillimisht në lokal ka mbërritur Fatmir Sulovari dhe më pas Leonardi.

Të dy personat kanë qenë vetëm në tavolinën e tyre, ndërsa Fatmiri ka qerasur me pije freskuese edhe disa fëmijë që ndodheshin rastësisht në Lokal.

Pasi kanë qëndruar rreth 40 minuta në lokal, ata janë larguar së bashku dhe prej asaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tyre.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Festë në Livadhja: Minoriteti grek kremton 25 Marsin me aktivitete kulturore
Kompania Globe kërkon të punësojë Transportues për dyqanin në Sarandë
Kompania Globe kërkon të punësojë në dyqanin e Sarandës Specialist Shitje
Hotel “Palma City” në Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Banakier/e & Kamarier/e
Denoncim nga një shtetase amerikane: Po kërcënohem nga një bashkëkombës që jeton në Sarandë
Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.