
Richard Hodges, që quajti Shqipërinë “shtet artificial”, pritet me nderime nga Ministri i Kulturës
Richard Hodges, që quajti Shqipërinë “shtet artificial”, pritet me nderime nga Ministri i Kulturës
Aktiviteti i zhvilluar në Tiranë për prezantimin e dy botimeve të reja për Parkun Arkeologjik të Butrintit ka ndezur polemika të forta në opinionin publik. Në qendër të diskutimit janë Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, dhe profesori britanik Richard Hodges, të cilët janë akuzuar se kanë përçuar mesazhe të gabuara për trashëgiminë dhe identitetin shqiptar.
Ministri Gonxhja nderon një figurë të kontestuar
Në një njoftim zyrtar, ministri Blendi Gonxhja promovoi dy librat e rinj të arkeologut britanik, “Butrint 8” dhe “Butrint on the Crossroads of the Mediterranean”, duke i cilësuar si vepra që “pasurojnë literaturën shkencore dhe frymëzojnë brezat e ardhshëm”.
Ai theksoi gjithashtu se bashkëpunimi me Hodges ka qenë “i frytshëm për ruajtjen dhe zhvillimin e këtij thesari të jashtëzakonshëm të Shqipërisë”.
Por ky vlerësim, i ardhur nga një ministër shqiptar, ka shkaktuar indinjatë mes studiuesve dhe qytetarëve, pasi Richard Hodges është i njohur për deklarata të rënda dhe denigruese ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Auron Tare: “Një personazh që ka quajtur Shqipërinë shtet artificial nuk mund të nderohet”
Reagimi më i fortë erdhi nga Auron Tare, ish-drejtues i Parkut Kombëtar të Butrintit, i cili shprehu hapur pakënaqësinë ndaj këtij nderimi.
“Ministri i Kulturës ka mikpritur një prezantim nga Prof. Richard Hodges – i njëjti person që në leksionet e tij në universitete europiane ka thënë se Butrinti rastësisht i ka mbetur Shqipërisë, se shqiptarët kanë përzënë grekët nga Jugu në 1913 dhe se vetë Shqipëria është një shtet artificial, i krijuar nga një politikan britanik.
Kur një personazh me qëndrime kaq anti-shqiptare pritet nga Ministri i Kulturës i Republikës, lind pyetja: A ndan ministri të njëjtin mendim me mikun e tij që e nderoi publikisht?”
Ky reagim nxori në pah mungesën e ndjeshmërisë kombëtare në një aktivitet që duhej të kishte qenë simbol bashkimi për trashëgiminë shqiptare.
Sipas Tares, prania e Hodges në një event të organizuar nga Ministria e Kulturës është “një ofendim për arkeologët shqiptarë që kanë kontribuar realisht në ruajtjen e Butrintit”.
Ina Zhupa: “Ministri frymëzohet nga antishqiptarë”
Në të njëjtën linjë kritike reagoi edhe deputetja Ina Zhupa, e cila e cilësoi të papranueshme që një ministër shqiptar të nderojë dikë që ka shpërndarë teza të dëmshme për vendin tonë.
“Blendi Gonxhe qenka frymëzuar nga leksionet e antishqiptarit Richard Hodges!
Me siguri ka qenë pjesa e dytë e atij leksioni të ‘sinqertë’ të Richardit se ç’mendon për Sarandën, shqiptarët dhe Butrintin!”
Zhupa e akuzoi ministrin për “mungesë dinjiteti shtetëror” dhe për “legjitimim të një figure që ka përçmuar publikisht kombin shqiptar”.
Ndërsa ministri Gonxhja e paraqiti aktivitetin si një moment kulturor për të “frymëzuar brezat e ardhshëm”, për shumë shqiptarë kjo u perceptua si një akt nënshtrimi ndaj një figure që ka njollosur historinë e vendit me deklarata fyese.
Në vend që të theksonte arritjet e arkeologëve vendas dhe punën e institucioneve shqiptare, aktiviteti i organizuar nën kujdesin e ministrit u kthye në një fushë përplasjeje publike, ku kombinohen mungesa e kujdesit institucional dhe servilizmi kulturor ndaj figurave të huaja.
Butrinti, simbol i identitetit shqiptar, jo terren për përçarje
Parku Arkeologjik i Butrintit mbetet një nga pasuritë më të çmuara të Shqipërisë, një dëshmi e gjallë e historisë dhe civilizimit tonë. Por mënyra se si trajtohen partneritetet ndërkombëtare dhe menaxhimi i këtij thesari kombëtar kërkojnë kujdes, integritet dhe ndjenjë përfaqësimi kombëtar.
Kur në një ngjarje zyrtare promovohet një personazh që ka hedhur poshtë ekzistencën e shtetit shqiptar, nuk është më thjesht çështje libri apo shkence — është çështje dinjiteti kombëtar.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit






Suvenire

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
10/10/2518:23

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
10/10/2518:23

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 27
10/10/2518:23

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
10/10/2518:23

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
10/10/2518:23
