

Rama ultimatum furnizuesve të ushqimeve: Ulni çmimet se do u sekuestrojmë mallin


Kryeministri Edi Rama gjatë paradites së sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve ku i edhe i tha se do të ngrihet një bord për administrimin e çmimit të mallrave të shportës.
Ai saktësoi faktin se kushdo që shkel, abuzon, apo nuk respekton çmimin e vendosur do t’i konfiskohet prodhimi. Takimi i parë i bordit do të zhvillohen ditën e nesërme, ndërsa vendimet pritet të lajmërohen ditët në vazhdim.
Rama theksoi disa herë gjatë fjalës së tij se nuk është dakord me ndërhyrjen e qeverisë në treg, por tani ndodhemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe një gjë e tillë është shndërruar në një domosdoshmëri. “Harrojeni për pak fitimit”, kjo ishte ajo që i tha kryeministri furnitorëve duke i kërkuar të përdorim dhe vendosin kapacitetet e tyre në përballimin e kësaj sfide që duhet të mposhtim së bashku.
Gjatë këtij takimi nuk mund të mungonin as batutat. Ai i tha përfaqësuesve të bizneseve furnizuese të ushqimeve se kjo është edhe një “mundësi për ata që të lajnë mëkatet që kanë bërë gjatë karrierës së tyre”.
Bordi i për çmimet e shportës është në kuadër të paketës së rezistencës sociale.
Në çfarë konsiston Paketa qeverisë:
- 1. 36 milionë $ për indeksimin e pensioneve (637,542 përfitues)
- 2. Kompensim i rritjes së çmimeve të shportës për 3 muaj (434 mijë përfitues)
- 3. 14 milionë $ mbështetje për fermerët me naftë pa taksa (+ 5 milionë $)
- 4. 5 milionë $ mbështetje për të gjithë qytetarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetëse
- 5. Nga muaji prill:
- – Zero taksë për pagat deri në 40 mijë
- – Përgjysmim takse mbi pagat deri në 50 mijë lekë
- – Ulje e taksës mbi pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë
- 6. Paga minimale rritet në 32 mijë lekë
- 7. 200 milionë $ financim i mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Një grua humb ndjenjat në Bulevardin e Sarandës, Adrian Gurma dhe qytetarë i japin ndihmën e parë
17/03/2214:22

Manastiri Shën Kollit në Mesopotam unikal në Evropë/ Edhe katolik edhe ortodoks
17/03/2214:22

Policia: Bllokuam një skaf, hyri në zonën e kufizuar, pronarit gjobë 1.1 milion lekë – VIDEO
17/03/2214:22

VIDEO – Shpella e Shën Marinës – Bogaz, Konispol
17/03/2214:22

Policia bllokon një tjetër skaf, në 2 javë 54 skafe të bllokuar në Sarandë – VIDEO
17/03/2214:22

Ambasadori Britanik takim me Gledis Nanon: Krimi nuk paguan kurrë!
17/03/2214:22

MANXURANE RESTAURANT KËRKON NDIHMËSE NË KUZHINË
17/03/2214:22

Zjarrfiksja luftë me zjarrin në aksin Sarandë – Butrint, helikopteri në malin e Sopotit
17/03/2214:22

Dhunoi fizikisht ish të dashurën, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë
17/03/2214:22

Turisti nuk i bindet urdhrit të policisë në Sarandë, tenton të largohet me gomone – VIDEO
17/03/2214:22






Rezervime

River & Sea Side Apartament
17/03/2214:22

Dhomë çift për pushime
17/03/2214:22

Vila Alvin, Apartament 1+1
17/03/2214:22

Dhoma Ksamil
17/03/2214:22

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
17/03/2214:22
Suvenire

Suvenire nga Saranda
17/03/2214:22

Suvenire nga Saranda
17/03/2214:22

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
17/03/2214:22

Suvenire nga Saranda – Shegë
17/03/2214:22

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
17/03/2214:22




