Rama: TikTok u mbyll, mos përdorni VPN falas. Duroni ca kohë se do e hapim përsëri

27/03/258:44

Shperndaje:

Rama: TikTok u mbyll, mos përdorni VPN falas. Duroni ca kohë se do e hapim përsëri

 

Kryeministri Edi Rama ka nisur rubrikën ‘Sy m’sy’, ku bashkëbisedon live me ndjekësit në rrjete sociale. Rama tha se procedura për mbylljen e tikok ka përfunduar dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin VPN, pasi u rrezikohen të dhënat.

 

“Procedura për mbylljen e Tik Tok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët.”, tha Rama.

 

Qeveria ka bërë të qartë se TikTok do të hapet menjëherë sapo kompania kineze të vendosë filter për mbrojtjen e të rinjve.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ofrohen për Shitje PAISJE PLAZHI – Ksamil
Italian Pizza & Restaurant në Sarandë kërkon Picier dhe Kamarier/e
Punë sezonale Maj–Tetor 2025 në Restorant në Shëtitoren e Sarandës
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 30 Prill 2025 – VIDEO
22-vjeçari dhunohet pas dëshmisë në Prokurori, transportohet në Tiranë për mjekim
Azura Hotel në Ksamil kërkon Punonjëse Kuzhine për Mëngjeset dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.