Rama: shërbimi shëndetësor do modernizohet, do të futet inteligjenca artificiale në trajtimin e pacientëve

24/12/2518:16

Shperndaje:

Rama: shërbimi shëndetësor do modernizohet, do të futet inteligjenca artificiale në trajtimin e pacientëve

 

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala, zhvilloi një vizitë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, ku u takua me mjekë, infermierë dhe pacientë.

 

 

Gjatë vizitës, kryeministri theksoi se sistemi shëndetësor shqiptar do të vijojë procesin e modernizimit, duke përfshirë edhe përdorimin e inteligjencës artificiale në diagnostikim dhe trajtimin e pacientëve. Sipas tij, kjo do të sjellë rritje të cilësisë së shërbimit dhe eficiencë më të madhe në kujdesin shëndetësor.

 

Rama nënvizoi gjithashtu se në buxhet është parashikuar kapacitet për rimbursimin e rreth 400 pacientëve, ndërsa transformimi i QSUT-së do të vazhdojë edhe në vitet në vijim. Një tjetër fokus i rëndësishëm, sipas kryeministrit, mbetet përmirësimi i kushteve për stafin mjekësor.

 

“Do të vazhdojmë rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët, si dhe do të aplikojmë indeksimin e pagës mbi bazën e vjetërsisë në punë. Kjo do të vlejë për të gjithë stafin shëndetësor,” u shpreh Rama.

 

Në përfundim, ai theksoi se edhe viti i ardhshëm do të shënojë përmirësime cilësore në shërbimin shëndetësor, duke uruar personelin mjekësor dhe familjet e tyre për një fundvit sa më të gëzuar dhe një vit të ri më të mbarë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Yakuza Umi Restaurant & Sushi në Ksamil kërkon Staf. Ofrohet akomodim
Evazion miliona euro në Sarandë, nën hetim administratorët e “Nikaj” sh.p.k. dhe zyrtarë të Tatimeve
Ardit Bido dhe Sali Berisha përplasen ashpër në Parlament – VIDEO
Ku janë gurët e shkallëve të Sarandës? – VIDEO
Dhimbje në Dhivër – Gjendet i pajetë pas 2 ditësh kërkime 91-vjeçari Spiro Guveli
Qendra Estetike She’s a Lady në Sarandë kërkon Estetiste për thonj dhe Fizioterapiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.