Rama: Plazhi i Ksamilit i dhunuar, turistët trajtohen si skllevër, atje ha shkopin në kokë

04/09/2514:16

Shperndaje:

Rama: Plazhi i Ksamilit i dhunuar, turistët trajtohen si skllevër, atje ha shkopin në kokë

 

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar kritika të ashpra për situatën në Ksamil, të cilin e cilësoi si një plazh të “dhunuar” nga abuzimet dhe keqmenaxhimi. Duke e përshkruar Ksamilin si një nga plazhet më të bukura të botës, Rama theksoi se kjo perlë e natyrës nuk mund të trajtohet më si një “tokë për t’u pushtuar”.

 

Rama: Plazhi i Ksamilit i dhunuar, turistët trajtohen si skllevër, atje ha shkopin në kokë

 

Rama: Plazhi i Ksamilit çmime marramendëse dhe shërbim mizerabël

 

Sipas kryeministrit, bizneset lokale po vendosin çmime të papërballueshme për pushuesit, ndërkohë që ofrojnë shërbime të dobëta, shpeshherë në kushte mizerabël. Ai kritikoi edhe mënyrën e trajtimit të turistëve, të cilët, sipas tij, shpesh ndihen të poshtëruar dhe të nëpërkëmbur.

 

“Po e nis me plazhet e dhunuara. Ksamilin po e marr si shembull, sepse është një ndër plazhet më të bukura të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për t’u pushtuar. Nuk mund të vazhdohet me këtë logjikë ku turistët trajtohen si skllevër, madje duke u dhunuar edhe me shkopin e çadrës në kokë, apo duke i vendosur në një dendësi të paimagjinueshme me çmime që vetëm dëmtojnë imazhin e vendit tonë”, u shpreh Rama.

 

Rama: Plazhet publike nuk mund të jenë private

 

Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe tek çështja e menaxhimit të plazheve publike, duke e konsideruar të papranueshme faktin që ato u janë lënë në dorë privatëve. Ai paralajmëroi se qeveria do të marrë masa për të “shëruar plazhet e dhunuara” dhe për t’i rikthyer ato qytetarëve.

 

“Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat. Duhet të ndërhyjmë dhe t’i shpëtojmë këto hapësira nga abuzimi, për të ndërtuar një standard që i shërben turizmit cilësor dhe jo shfrytëzimit barbar”, shtoi ai.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Mumushe Ibrahimi, 85-vjeçarja nga Saranda vijon ende të qepë jorganë e të thurë qilima – VIDEO
Qeveria merr vendimin: Lirohen 380 të burgosur, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi
Policia e Sarandës sekuestron fishekzjarret e Vitit të Ri – VIDEO
Epirus Hotel kërkon Shef kuzhine, Recepsionist/e, Kamarier/e dhe Sanitare
Mbyllën sytë në Butrint, prokuroria dërgon për gjykim 3 inspektorët, kreun e IVMT-së dhe ndërtuesin
Tenderi 1.3 milion euro për punimet në Rrugën e Katërt: Në garë 2 kompani me oferta 97% dhe 98% të fondit limit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.