Rama paralajmëron: Do ju mbyll përsëri, burg bizneseve në shkelje, penalizim qytetarëve

16/06/2015:57

Shperndaje:


Kryeministri Edi Rama u shpreh se e priste që numrat do të rriteshin. Madje, ai tha se me vetëdije nuk janë marrë masa të forta ndëshkuese për bizneset këtë periudhë të rihapjes me argumentin për të qenë mirëkuptues, por kjo e agravoi situatën.
Edi Rama: Kemi zgjedhur me vetëdije rrugën e këshillimit dhe të mirëkuptimit, jo të ndëshkimit e as të mbylljes së bizneseve që nuk respektojnë një për një protokollin e sigurisë, sepse kemi dashur të jemi mirëkuptues. Të bëjmë çmos t’ia lehtësojmë secilit, a të mundemi, hallin që na zuri të gjithëve bashkë.

Rritja alarmante e shifrave të të prekurve me COVID në Shqipëri në 10 ditët e fundit, që kulmoi sot me 82 raste, ka bërë që qeveria të ndërhyjë për të forcuar masat e distancimit social.
Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk do të tolerohen më biznese që nuk respektojnë protokollin e sigurisë dhe përveç gjobave do të aplikohet dhe heqja e lirisë, pasi nuk mund të lejohet cenimi i jetës së qytetarëve. Gjithashtu nuk do të lejohen grumbullimet dhe do të penalizohen dhe qytetarët nëse nuk respketojnë distancimin social.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/261939418415671/


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali
Njoftim punësimi për staf në Restorant Piceri SUNSET në Ksamil
Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje
Kompania Greke Infovest ofron mundësi për të punuar nga shtëpia
Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.