Rama: Asnjë ndërtim pas vitit 2020 nuk do legalizohet, të pavlefshme vetëdeklarimet

21/07/2519:29

Shperndaje:

Rama i prerë: Nuk do ketë legalizime për ndërtimet pas vitit 2020 – Vetëdeklarimet për qëllime fitimi, të pavlefshme

 

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje pas vitit 2020 për qëllime fitimi: këto objekte nuk do të legalizohen dhe çdo vetëdeklarim do të konsiderohet i pavlefshëm.

 

Rama sherr me një emigrante në Athinë Administrata është zero! Jo, na kërkojnë në Europë

 

Në një takim me deputetë dhe drejtues të Bashkisë së Tiranës, Rama theksoi se procesi i legalizimeve ka përfunduar zyrtarisht në vitin 2020 dhe çdo përpjekje për ta keqpërdorur këtë proces për përfitim personal do të ndëshkohet.

 

“Legalizimi është kthyer në një abuzim nga individë apo subjekte që për qëllime fitimi zaptojnë hapësira publike, pastaj bëjnë vetëdeklarime për të hyrë në procesin e legalizimit. Por ky proces me ligj ka përfunduar në vitin 2020. Çdo objekt i ndërtuar pas këtij viti nuk do legalizohet”, u shpreh Kryeministri.

 

Ai shtoi se legalizimet nuk do të aplikohen për godina apo ndërtesa të ngritura për përfitim ekonomik, dhe paralajmëroi anulimin e çdo legalizimi të tillë të miratuar deri më sot.

 

“Nuk jemi këtu për të diskutuar rastet e familjeve që kanë ndërtuar një shtëpi për të futur kokën. Por kur bëhet fjalë për ndërtime për fitim, interesi publik do të prevalojë dhe nuk do të pranohet asnjë copë letre që pretendon përfshirje në proces legalizimi,” tha Rama.

 

Deklarata e tij vjen në një kohë kur shqetësimet për ndërtimet informale në qytete të mëdha, si Tirana, janë shtuar, duke u kthyer në një sfidë për planifikimin urban dhe administrimin e territorit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.