
Qyteti antik i Çukës së Ajtoit (Shqiponjës)



Kodra mbi të cilën ndodhen rrënojat e Kalasë ndodhet 8 km në perëndim të Konispolit mbi fshatin Çiflik. Ajo ka formën e një koni me majë të hollë dhe është 350 m mbi nivelin e detit. Çuka e Ajtoit u vizitua për herë të parë nga misioni arkeologjik Italian gjatë fushatave të gërmimeve në Butrint. Gërmimet e para u kryen në vitin 1936, në fillim nga Ugolini dhe më vonë nga Markoni.
Dokumentacioni mbi rezultatet e germimeve humbi në një katastrofë ajrore. Është qendra e dytë e rëndësishme në këtë pellg. Ajo ngrihet në skajin juglindor të krahinës, në krahun e majtë të rrjedhjës së lumit Pavlla.
Në anën veriore ajo ka një rënie të theksuar shkëmbore, ndërsa në anën jugperëndimore zbresin tarraca të përshtatshme për banim.
Ka një sipërfaqe prej 5 ha dhe gjatësi muresh prej 1400 m. Maja e kodrës rrethohet me një mur pa kulla, funksionet e të cilave e kryenin kthesat e shpeshta të linjës së murit dhe rrethimi i një tarrace nga ana perëndimore. Vendbanimi ka 6 hyrje të vendosura në anën jugore. Muret me gjerësi 3.50 m me stilet poligonalë, trapezoidalë dhe trapezoidalë izodomik të ndërthurura midis tyre. Datohet në shek. IV p. K.
Kështjella e antikitetit të vonë ka formë gjashtëkëndëshi të çrregullt me gjatësi muri 700 m dhe sipërfaqe 1,3 ha. Ajo është më e vogël se ajo antike dhe lë të pafortifikuar një pjesë të fortifikimit antik. Muri është me llaç gëlqereje nga dy këmisha me blloqe gurësh gëlqerorë mesatarë e të vegjël të papunuar. Hapësira ndërmjet dy këmishave është e mbushur me llaç e gurë të vegjël. Ai arrin një lartësi gati 2 m e gjerësi që lëviz nga 1- 1.10 m, 1.90- 2.10 m. Hyrja e kështjellës është në të njëjtin vend ku ka qenë një hyrje antike në anën jugore. Korridori i portës ka gjerësi 1.70 m. Po e njëjtë mund të jetë edhe një hyrje e dytë e kështjellës. Kështjella fortifikohet nga tre kulla me planimetri të ndryshme (trekëndëshe, drejtkëndëshe e gjysëmrrethore).
Akropoli është pjesa më e lartë e ndarë nga një mur rrethor në pjesën verilindore të kështjellës me sipërfaqe ¼ e saj. Muri ka trashësi 1.20- 1.50 m me gurë të vegjël e mesatarë të lidhur me llaç gëlqereje. Datohet në shek. IV- VI p. K.
Statusin e Trashëgimisë Kulturore, Monument Kulture, Kategoria e I e ka marrë në dt. 15. 01. 1963.




Na ndiqni:
Postimet e fundit

Ndahet nga jeta Presidenti i Nderit të KS Butrinti Agron Beqiri
02/09/2016:50

Dy procedime penale për dhunë: Njëri fizike ndaj bashkëshortes tjetri psikologjike ndaj vajzës
02/09/2016:50

BENN KAFE kërkon të punësojë shitëse dhe punonjës fabrike
02/09/2016:50

Pushuesi alarmon Policinë: Kam gjetur një predhë në Plazhin e Centralit
02/09/2016:50

Steffi kërkon të punësojë menaxhere/shitëse me kohë të plotë
02/09/2016:50

Mblidhet kryesia e PD Delvinë: Zgjidhen 2 nënkryeratët, për sekretar propozohen 3 emra
02/09/2016:50

Sherret e sotme në Sarandë: Policia njofton për një arrestim dhe një ndjekje penale
02/09/2016:50

Pas goditjes me thikë në qafë sherri degradon me përplasje automjetesh
02/09/2016:50

Çfarë ndodhi gjatë natës në Sarandë? 38-vjeçari shkon në spital me plagë në qafë. Dyshimet
02/09/2016:50

Zelensky: Guximi ynë impresionon botën, muzika jonë pushton Evropen!
02/09/2016:50




Rezervime

Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
02/09/2016:50

Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
02/09/2016:50

The City View Penthouse
02/09/2016:50

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift
02/09/2016:50

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
02/09/2016:50
Suvenire

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
02/09/2016:50

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
02/09/2016:50

Suvenire nga Saranda – Shegë
02/09/2016:50

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
02/09/2016:50

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
02/09/2016:50



