Qytetari ankohet në Saranda Web: Nuk e kuptoj pse na sorollasin në Kadastrën e Sarandës

23/02/2516:26

Shperndaje:

Qytetari ankohet në Saranda Web: Nuk e kuptoj pse na sorollasin në Kadastrën e Sarandës

 

Një qytetar i Sarandës, Ziso Kote, ka ngritur shqetësimin e tij në Saranda Web për një çështje pronësore që prej më shumë se dy dekadash mbetet e pazgjidhur. Sipas tij, pavarësisht se trualli që ai ka blerë në vitin 1996 është hipotekuar që në atë kohë, sot ai nuk arrin të pajiset me certifikatën e pronësisë.

 

Qytetari ankohet në Saranda Web Nuk e kuptoj pse na sorollasin në Kadastrën e Sarandës

 

“Kam mbi 20 vjet që merrem me Kadastrën e Sarandës për një truall të blerë në vitin 1996 dhe të hipotekuar në atë vit. Sot, pas disa aplikimeve, ende nuk na japin certifikatën e pronësisë. Pse na sorollasin, nuk e kuptoj,” shprehet ai.

 

Rasti i Ziso Kotes nuk është i vetmi në Sarandë, ku shumë qytetarë përballen me vonesa të gjata dhe procedura të komplikuara për të marrë dokumentet e pronësisë së tyre. Ky shqetësim ngre pikëpyetje të mëdha mbi funksionimin e Kadastrës dhe trajtimin e qytetarëve që kërkojnë thjesht të gëzojnë të drejtat e tyre ligjore.

 

Saranda Web i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të reagojnë për këtë problem dhe të japin një zgjidhje konkrete për qytetarët që presin me vite të tëra një dokument që u takon me ligj.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pension për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta, zbatimi nis në qershor
Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës
Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi – VIDEO
Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin
“Pritet shiriti” i inaugurimit të punimeve për ujësjellësin e Sarandës nga burimet e Tatzatit
Arameras Resort në Ksamil kërkon të punësojë Financier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.