Qeveria nis aksionin e ri për ndalimin e patinave elektrike, Policia fillon kontrollet në rrugë

13/10/2512:26

Shperndaje:

Qeveria nis aksionin e ri për ndalimin e monopatinave elektrike, Policia fillon kontrollet në rrugë

 

Ka hyrë në fuqi sot vendimi për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të monopatinave elektrike, pas urdhrit të nënshkruar një ditë më parë nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Aksioni po zbatohet në të gjitha qytetet, me synim kufizimin e përdorimit të këtyre mjeteve deri në përcaktimin e rregullave të reja të sigurisë.

 

Qeveria nis aksionin e ri për ndalimin e monopatinave elektrike, Policia fillon kontrollet në rrugë

 

Vendimi është marrë pas evidentimit të një numri të lartë aksidentesh në rrugë, ku sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë vitit 2024 janë raportuar 991 raste incidentesh të lidhura me monopatinat. Në disa prej tyre janë regjistruar edhe pasoja të rënda për shëndetin, përfshirë lëndime të rënda dhe humbje jete.

 

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, deklaroi se analizat e kryera kanë treguar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme.

 

“Përdorimi i këtyre mjeteve po krijon një rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë publike. Vetëm gjatë vitit 2024 janë 991 raste të raportuara nga Urgjenca për aksidentet me këto mjete. Midis tyre ka pasur edhe fatalitete dhe dëmtime shumë të rënda,” u shpreh Proda, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e masave.

 

Policia ka bërë të ditur se, gjatë aksionit, monopatinat që konstatohet se qarkullojnë do të ndalohen deri në daljen e udhëzimeve të reja. Institucionet përgjegjëse kanë paralajmëruar se një rishikim i plotë i kuadrit ligjor do të pasojë këtë periudhë ndalimi, përfshirë rregulla si pajisja me elementë sigurie, kufizimi i shpejtësisë dhe përcaktimi i grupeve të autorizuara për përdorim.

 

Vendimi ka ngjallur diskutime të ndryshme në opinionin publik, pasi monopatinat janë përdorur gjerësisht si mjet alternativ transporti, veçanërisht në zonat urbane. Autoritetet, ndërkohë, theksojnë se masa ka karakter të përkohshëm dhe lidhet vetëm me sigurinë rrugore.

 

Institucionet përgjegjëse pritet të ofrojnë më shumë informacion në ditët në vijim mbi afatet dhe rregullat që do të shoqërojnë rikthimin e mundshëm të këtyre mjeteve në qarkullim.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO
Hotel Ari në Sarandë kërkon punonjëse për mirëmbajtje dhe pastrim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.