Punonjësit e pastrimit në grevë: Punojmë 365 ditë dhe marrim 240 mijë lekë në muaj

Një pjesë e punonjësve të pastrimit në qytetin e Sarandës prej 5 ditësh kanë hyrë në grevë, duke u paraqitur cdo ditë përpara bashkisë. Shkak i grevës së tyre është paga e ulët që sic pretendojnë ata, paguhen vetëm 24 mijë lekë në muaj.

Punonjësit shprehen se nga ana e përfaqësuesve të firmës së pastrimit u është bërë presion se nëse nuk vazhdojnë punën do të hiqen dhe zëvendësohen me punonjës nga Tirana dhe zona të tjera. Pavarësisht se kanë kërkuar takim edhe me përfaqësues të bashkisë, deri tani askush nuk i ka pritur në bashki, duke bërë që ata të qëndrojnë përpara dyerve të bashkisë. Një tjetër kërkesë e punonjësve të pastrimit është edhe ditët e pushimit dhe leja vjetore, pasi ata punojnë 365 ditë të vitit pa asnjë pushim.

Mosparaqitja në punë e punonjësve të pastrimit të natës ka sjellë edhe rëndimin e gjendjes së pastrimit në qytet, ku mbrëmë si pasojë e mbeturinave nëpër rrugë dhe kuneta, janë bllokuar pusetat e kanalizimeve, duke bërë vërshimin e ujërave nëpër trotuarë dhe shkallë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.