PUBLIKOHET KËNGA MË E RE POPULLORE ME MOTIVE DASME DELVINJOTE

22/04/2221:27

Shperndaje:

PUBLIKOHET KËNGA MË E RE POPULLORE ME MOTIVE DASME DELVINJOTE

Kengetarë dhe instrumentistë nga Delvina prezantohen me një videoklip të ri. Ditën e sotme është publikuar klipi i ri me mjeshtrat e muzikës Artan Majko, Bledian Beqiraj, Altin Muco, Mateo Beqiri etj.

Sipas orkestruesit të këngës Bledian Beqiraj, kolazhi muzikor është një përmbledhje me motive dasme delvinjote.

Pjesë e grupit tashmë është bërë dhe këngëtari i njohur përmetar Mikel Rrapaj. Sipas tij synimi i këtyre bashkëpunimeve është mbajtja gjallë e traditës së popullit tonë me këngët që janë trashëguar prej qindra vitesh.

Orkestra Lëkurësi pritet që së shpejti të vijë me të tjera bashkëpunime të këtij lloji që në bazë do të kenë këngën dhe melodinë delvinjote.

https://youtu.be/m4ybzvHQ-tg

Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e. Punësim gjithëvjetor
Restorant Brothers kërkon Hostes, Ndihmës Kuzhinier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
Restorant “Nëndetsja” kërkon Kuzhinier / Tiganist. Ofrohet akomodim
Monte Cristo Hotel në Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Kamarier/e
Pegasus Beach Bar kërkon Kuzhinier/e me eksperiencë pune
Sarandë: Aksident në mesnatë, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi 22-vjeçar

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.