PS prezanton në Sarandë kandidatët për deputetë

08/05/1715:26

Shperndaje:


gjiknuri-sarande-716x393Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri prezantoi në Sarandë para strukturave të partisë në pjesë të kandidatëve për deputetë të Qarkut Vlorë.
“Është momenti që në 18 Qershor, Saranda ashtu sikurse Delvina, Finiqi e Konispoli të dalin masivisht në votime për të treguar mbështetjen pa asnjë lëkundje për shtetin ligjor, drejtësinë, punësimin e mirëqenien.
Alternativa e Partisë Socialiste është e vetmja që mund të ndërtojë shtetin që të gjithë e duam, të fortë dhe të qëndrueshëm”, u shpreh Gjiknuri.
Sipas tij, ajo çka është bërë deri më tani nga qeveria në Qarkun e Vlorës është e konsiderueshme e megjithatë ka ende shumë probleme të cilat kërkohet të zgjidhen sa më shpejt.
Kandidatët Alket Hyseni, Adrian Gurma, Andrea Marto, Suela Kotolloshi, Lindita Kondi e Ramis Husi falënderuan strukturat për mbështetjen dhe u angazhuan që me zgjedhjen e tyre deputetë do mund të luajnë rolin që u takon për t`u dhënë zgjidhje problematikave dhe gjendur pranë shqetësimeve të përditshme të qytetarëve.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rikthimi i Teatrit në Shkollë – Një Thirrje për Bashkinë, Zyrën Arsimore dhe Gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë
Arja’s Fish Restorant kërkon Kuzhinier, Kasiere dhe Pjatalarëse për sezonin veror
SEAS Distribution kërkon Agjent Shitjesh për zonën Tepelenë – Gjirokastër – Sarandë
Restorant Primavera kërkon Picier, Ndihmës Picier, Sallatiere, Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Borsh/ Banorët e Qazim Pali sërish në protestë: “Pronat i kemi me ligj, por na i rrëmbejnë”
Vila Marjana në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhiniere dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.