Protesta e banorëve zhvendoset në dyert e Kadastrës në Sarandë – VIDEO

25/03/2518:32

Shperndaje:

Protesta e banorëve të Borshit zhvendoset në dyert e Kadastrës në Sarandë

 

Pas protestës në fshatin Qazim Pali, banorët e Borshit kanë zhvendosur sot protestën e tyre para zyrave të Kadastrës në Sarandë, duke kërkuar sqarime mbi bllokimin e çertifikatave të pronësisë.

Të revoltuar nga mungesa e transparencës dhe zgjidhjes, ata u mblodhën para institucionit, duke kërkuar të takonin drejtuesit e ASHK Sarandë. Pas një ore proteste dhe thirrjesh për drejtësi, përfaqësues të banorëve u lejuan të zhvillojnë një takim me drejtuesit e Kadastrës lokale.

 

 

Përgjigja e Kadastrës Sarandë: Bllokimi vjen nga Drejtoria e Përgjithshme

 

Gjatë takimit, përfaqësuesit e ASHK Sarandë u bënë me dije banorëve se bllokimi i çertifikatave nuk është vendosur nga dega lokale, por nga Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës në Tiranë. Ata shprehën se nuk kanë kompetenca për të zhbllokuar situatën dhe i sugjeruan banorëve të drejtohen në instancat më të larta.

 

Ky sqarim nuk i ka bindur banorët, të cilët e konsiderojnë të padrejtë dhe të paarsyeshëm bllokimin e dokumenteve të tyre, sidomos pasi ata tashmë kanë marrë çertifikatat e pronësisë vite më parë. “Nëse problemi është në Tiranë, atëherë ne do të shkojmë edhe aty,” – deklaroi një prej protestuesve.

 

Banorët paralajmërojnë protesta

 

Të zhgënjyer nga mungesa e një zgjidhjeje konkrete, banorët paralajmëruan se protesta e tyre nuk do të ndalet këtu.
“Ne nuk do të ndalemi. Jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona dhe pronat tona. Protesta jonë do të vazhdojë dhe deri në bllokomin e sezonit turistik në Borsh” – u shpreh një tjetër banor.

 

Ndërkohë, avokati Aurel Kurami ka theksuar se vendimi për bllokimin e çertifikatave është i paligjshëm dhe se banorët kanë të drejtë të ndjekin rrugët ligjore për të kërkuar të drejtën e tyre.

 

Protestat pritet të vijojnë në ditët në vijim, ndërsa tensioni mes banorëve dhe institucioneve mbetet i lartë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.