Propozimi i Ardit Bido miratohet në Buxhetin 2026 – më shumë fonde për Sarandën, Delvinën, Konispolin dhe Finiqin

14/12/2511:37

Shperndaje:

Propozimi i Ardit Bido miratohet në Buxhetin 2026 – më shumë fonde për Sarandën, Delvinën, Konispolin dhe Finiqin 

Buxheti i ri: Ndryshon skema e shpërndarjes së fondeve, më shumë mbështetje për bashkitë e Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe Finiqit

 

Deputeti Ardit Bido ka deklaruar se miratimi i buxhetit të ri të shtetit sjell një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e shpërndarjes së fondeve për emergjencat civile, duke favorizuar bashkitë me nivel më të lartë risku, mes tyre Sarandën, Delvinën, Konispolin dhe Finiqin.

 

 

Sipas tij, fondi i emergjencave civile nuk do të ndahet më mbi bazën e të ardhurave që gjenerojnë bashkitë, por mbi bazën e riskut real që ato përballin nga fatkeqësitë natyrore dhe situatat emergjente. Një ndryshim që është reflektuar tashmë në ligjin final të buxhetit të miratuar në Kuvend.

 

Nga të dhënat zyrtare të buxhetit rezulton se:

 

  • 300 milionë lekë janë parashikuar në programin buxhetor “Ekzekutimi i pagesave të ndryshme” në Ministrinë përgjegjëse për financat. Nga ky fond, 100 milionë lekë përdoren për parafinancim dhe bashkëfinancim projektesh, ndërsa 200 milionë lekë shërbejnë si tavan për grantet e huaja, të cilat mund të aktivizohen edhe në raste kur nuk janë parashikuar në buxhetin fillestar.
  • Procedurat e shpërndarjes së këtij fondi përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat, duke rritur fleksibilitetin në raste emergjente.
  • Paralelisht, buxheti parashikon edhe 6.8 miliardë lekë për shpenzime kapitale me financim të huaj, të lidhura me projekte të planit të rritjes me Bashkimin Evropian, me miratim të Këshillit të Ministrave.
  • Një tjetër fond prej 300 milionë lekësh, i parashikuar në programin “Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi” pranë Kryeministrisë, përdoret për mbështetje teknike dhe hartim projektesh me rëndësi të veçantë, çka krijon hapësira shtesë për përfitime për njësitë vendore.

 

Deputeti Bido ka bërë me dije se amendamenti për ndryshimin e kriterit të shpërndarjes së fondit të emergjencave civile është ngritur prej tij në disa komisione parlamentare dhe është depozituar zyrtarisht në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat, duke u përfshirë më pas në ligjin final të buxhetit.

 

Ky ndryshim pritet të sjellë më shumë të ardhura dhe mbështetje financiare për bashkitë e jugut, të cilat konsiderohen më të ekspozuara ndaj rreziqeve natyrore, duke rritur kapacitetet e tyre për parandalim dhe përballim të emergjencave civile, duke filluar nga viti i ardhshëm buxhetor.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Partizani B – Butrinti / LIVE në Saranda Web sot në ora 14:30
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Propozimi i Ardit Bido miratohet në Buxhetin 2026 – më shumë fonde për Sarandën, Delvinën, Konispolin dhe Finiqin
Të shtunën dhe të dielën bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Abedin Dino”
Përkujtohet 35-vjetori i vrasjes në kufi të 4 të rinjve nga Aliko – VIDEO
U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.