Projekti i ri për Eco Campusin do të paraqitet nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

27/02/2520:06

Shperndaje:

Projekti i ri për Eco Campusin do të paraqitet nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

 

Nesër, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Sarandës, do të paraqitet projekti i ri për Eco Campusin në Sarandë. Ky projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit është shpallur për tenderim pa u bërë asnjë konsultim me banorët e qytetit.

 

Godina e Eco Campusit u përfundua si ndërtim para 6 vitesh, por asnjëherë nuk u vu në funksion. Fillimisht, projekti kishte për qëllim të përfshinte të gjitha nivelet arsimore, nga kopshti, shkolla 9-vjeçare dhe e mesme, deri te universiteti. Megjithatë, asnjëherë nuk u vu në funksion, pavarësisht faktit që në shkollat e Sarandës vijohet të bëhet mësim me dy dhe tre turne.

 

Së fundmi, destinacioni i Eco Campus pothuajse është shndërruar plotësisht. Projekti i ri parashikon vetëm një shkollë 9-vjeçare, ndërsa pjesa tjetër e hapësirës do të shndërrohet në hotele, restorante, bar-kafe dhe pishina. Ky ndryshim ka shkaktuar shqetësime të mëdha në komunitet, duke ngritur pyetje mbi transparencën dhe interesin real që ky projekt ka për banorët e Sarandës.

 

Banorët e Sarandës, të cilët pritet të jenë përfituesit kryesorë të këtij projekti, nuk kanë marrë asnjë informacion apo mundësi për të dhënë mendimin e tyre lidhur me këtë investim. Mungesa e një procesi të hapur konsultativ ka ngritur shqetësime në lidhje me transparencën dhe përfshirjen e komunitetit në vendimmarrjen për zhvillimin e qytetit.

 

Mbetet për t’u parë nëse Këshilli Bashkiak do të kërkojë më shumë sqarime dhe do të ndërmarrë hapa për të përfshirë publikun në këtë proces.

 

Saranda Web do të ndjekë nga afër këtë zhvillim dhe do të transmentojë drejtpërdrejt mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bariu denoncon: “Më ka vjedhur 4 keca” – procedohet 29-vjeçari nga Gjirokastra
Sherr gjatë shitjes së “mallit” te një algjerian, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh dhe Menaxher Shitjesh
Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës për performancë të dobët
Prefektja Evis Allushi zhvillon vizitë prezantuese në Sarandë, takim me zjarrfikësit dhe drejtuesit lokalë
Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë Shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.