“Pritet shiriti” i inaugurimit të punimeve për ujësjellësin e Sarandës nga burimet e Tatzatit
“Pritet shiriti” i inaugurimit të punimeve për ujësjellësin e Sarandës nga burimet e Tatzatit
Një zhvillim i shumëpritur për banorët e jugut është bërë publik sot, ku është inauguruar zyrtarisht nisja e punimeve për ujësjellësin e ri që do të furnizojë Sarandë nga burimet e Tatzatit.

“Ky është një lajm simbolik me rastin e 1 Prillit…”
Në një ceremoni “të shumëpritur” që ka bërë xhiron e imagjinatës së qytetarëve, është “inauguruar” nisja e punimeve për ujësjellësin e ri që do të furnizojë Sarandë nga burimet e Tatzatit, një projekt që prej vitesh përmendet, por ende nuk është bërë realitet.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi, si dhe deputeti Ardit Bido. Të pranishmit theksuan rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin turistik dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në qytet dhe zonat përreth.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama u shpreh se ky investim do të garantojë furnizim të qëndrueshëm me ujë 24 orë në ditë, duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë ndërprerjeve dhe krizave të përsëritura gjatë sezonit turistik. Ndërkohë, kryebashkiaku Çaçi e cilësoi këtë si një “moment historik për Sarandën”, ndërsa deputeti Bido theksoi se projekti do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në zhvillimin ekonomik të gjithë rajonit.
Punimet pritet të zgjasin disa muaj dhe të përfundojnë përpara sezonit të ardhshëm turistik, duke sjellë një transformim të madh në sistemin e furnizimit me ujë për qytetin bregdetar.
Ky material është realizuar në kuadër të 1 Prillit dhe nuk përfaqëson një zhvillim real.
Mos e merrni seriozisht 😉
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
01/04/2611:27
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
01/04/2611:27
Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
01/04/2611:27
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
01/04/2611:27
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
01/04/2611:27