Policia: Kemi kapur 3 hajdutë! – VIDEO

17/06/2310:35

Shperndaje:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër, si rezultat i punës së mirëfilltë hetimore dhe operacionale, të kryer menjëherë pas denoncimeve të marra nga qytetarët, për raste të ndryshme vjedhjesh, konkretisht në zonën Livadh, Dhërmi dhe Kudhës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Livadhi”.

Në kuadër të këtij operacioni u zbardhën 6 raste vjedhjesh, të kryera gjatë periudhës maj-qershor 2023, si dhe u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan 3 autorët e dyshuar të tyre, konkretisht shtetasit:

-R. R., 32 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e narkotikëve, i cili u lokalizua dhe u vu në pranga në qytetin e Vlorës;

-Y. T., 39 vjeç, banues në Sarandë, i cili u lokalizua dhe u vu në pranga në qytetin e Sarandës;

-S. G., 44 vjeç, banues në Tiranë, me precedent penal në fushën e vjedhjes, i cili u lokalizua dhe u vu në pranga në qytetin e Gjirokastrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në 6 banesa të ndryshme në Himarë, sende personale, pajisje elektrike, vegla pune, biçikleta, aparate celulare, të cilat më pas i shisnin në qytete të ndryshme si Gjirokastër, Vlorë dhe Sarandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pinca, 1 peshore, 1 thikë, 1 distributor elektrik, disa metra kabllo elektrike dhe 5 aparate celulare.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasit R. R., Y. T. dhe S. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDALOHET DALJA NË DET NË SARANDË, KSAMIL DHE BORSH
Banorët denoncojnë: Punime pa cilësi në Delvinë, betoni shembet pak orë pas shtrimit – VIDEO
Sigurimi i detyrueshëm jo vetëm nga tërmeti, por edhe për përmbytjet. Pritet rritje e primit
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit
Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.