Policia kap 46 kg kanabis në kufi, arrestohen dy të rinj

23/09/1821:17

Shperndaje:


Rreth 46 kg kanabis janë kapur këtë të shtunë nga policia greke në Igumenicë, pranë kufirit me Shqiëprinë. Mësohet se janë arrestuar dy transportuesit e lëndës narkotike, të cilët janë të dy shqiptarë. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për Martin Buzin, 23 vjeç nga Fieri dhe Sabri Memën, 25 vjeç nga Berati, të cilët kanë rënë në prangat e policisë greke.
Dy të rinjtë po transportonin më këmbë dy çanta me 23 pako që përmbanin 46 kg 140 gram marijuanë gjithsej. Policia greke thotë se operacioni u zhvilluar pas informacionit të servirur nga policia shqiptare. Po kështu dy shiqpitarëve u janë sekuestruar edhe katër telefona celularë.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.