Policia e Vlores shpall ne kerkim Peshkun e Madh

31/03/188:49

Shperndaje:


Strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasin : A.R., 38 vjeç, banues në Vlorë.
Nga kontrolli i ushtruar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe Drejtorinë Rajonale të AKU Vlorë, në ambientet e subjektit tregëtar të këtij shtetasi me aktivitet ”Prodhimin e Ujit Mineral”, në vendin e quajtur Llogara, ka rezultuar se e ushtronte aktivitetin në mënyrë të kundraligjshme pasi përdorte etiketën e ujit jashtë kushteve higjeno- sanitare, kushteve strukturore, kushteve tekniko teknologjike, pa kasë fiskale si dhe etiketa e pa miratuar nga AKU.
U krye bllokimi dhe sekuestrimi i 298 bidona uji të madhësisë 6 litra dhe 58 bidona uji të madhësisë 8 litra.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë prër veprat penale ”Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, ”Punësimi i paligjshëm”, ”Fshehja e të ardhurave”, dhe ”Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, të parashikuara nga nenet 149/a, 170/a, 180 dhe 288/a të Kodit Penal.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Çmimi i naftës, kompanitë paralajmërojnë pezullim dhe bllokim të pikave kufitare
Restorant Bora Bora në Ksamil kërkon staf për sezonin. Ofrohet akomodim dhe ushqim
Hotel Olympia kërkon Recepsionist/e, Sanitare, Roje-Mirëmbajtës dhe Kamarier
Restorant Elite në Ksamil kërkon Zgarist, Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier dhe Sanitar/e
Hotel PINI dhe LA MAR Restaurant kërkon të punësojë staf
Julia Rooftop në Sarandë kërkon Kamarier/e, Banakier/e dhe Kamarier/e për restorant

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.