Policia aksion gjatë natës në Sarandë, ndalon 13 egjiptianë dhe arreston drejtuesin e mjetit

03/04/2611:48

Shperndaje:

Policia Kufitare aksion gjatë natës në Sarandë, ndalon 13 egjiptianë dhe arreston drejtuesin e mjetit 

Policia Kufitare e Sarandës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Distanca”, duke goditur një rast të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, ndërsa një 27-vjeçar ka rënë në pranga.

 

 

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në kuadër të kontrolleve intensive dhe punës hetimore të zhvilluar për parandalimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet policore kanë ndërhyrë gjatë natës në fshatin Xarrë, ku kanë kapur në flagrancë shtetasin E. Y., 27 vjeç, banues në Patos.

 

Nga veprimet hetimore rezulton se i riu transportonte me automjet, kundrejt pagesës, 13 emigrantë nga Egjipti, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nga kufiri me Greqinë, me qëllim vijimin e udhëtimit drejt vendeve të Bashkimit Europian.

 

Automjeti i përdorur për transportin e emigrantëve është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht këtë veprimtari kriminale dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

EVAL HOTEL kërkon Banakier/e, Kamarier/e & Zgarist. Ofrohet akomodim
Policia aksion gjatë natës në Sarandë, ndalon 13 egjiptianë dhe arreston drejtuesin e mjetit
Ervis Mehmeti prezantohet drejtuesi i ri i Degës Doganore në Sarandë
JEPET ME QIRA Ambient Beach Bar në Sarandë
Qeveria përditëson rregullat për të huajt dhe shton Kartëqëndrim për familjarët e shtetasve nga BE
Vendim i qeverisë: Kapiteneria e Portit Sarandë kalon në administrim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.