Po kthehej nga dasma e vëllait, 35 vjeçarja humb jetën në aksidentin në Konispol

04/09/237:41

Shperndaje:

Adriana Prendi dhe familjarët e saj ishin duke festuar mbrëmë deri vonë dasmën e vëllait, por kjo festë u kthye në tragjedi.

Pas përfundimit të dasmës, 35-vjeçarja ka humbur jetën në një aksident rrugor ndërsa udhëtonte bashkë me të shoqin dhe një tjetër drejt shtëpisë së tyre në Konispol.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës, 05:50, të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit.

Shoferi i mjetit tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga duke i shkaktuar vdekjen 35-vjeçares, ndërsa pasagjeri tjetër mbeti i plagosur.

Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetët.Shoferi, Gëzim Prendi, njëherazi edhe bashkëshorti i viktimës, ka arritur të shpëtojë pa lëndime, por fatkeqësisht 35-vjeçarja nuk mbijetoi dot.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pension për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta, zbatimi nis në qershor
Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës
Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi – VIDEO
Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin
“Pritet shiriti” i inaugurimit të punimeve për ujësjellësin e Sarandës nga burimet e Tatzatit
Arameras Resort në Ksamil kërkon të punësojë Financier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.