Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet 17-vjeçari. Prokuroria: “U vetëmbrojt”

31/03/2514:15

Shperndaje:

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet 17-vjeçari. Prokuroria: “U vetëmbrojt”

 

Gjykata e Sarandës ka liruar 17-vjeçarin K. Cora, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ai u arrestua të enjten nga policia si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të 17-vjeçarit B. Kalemi, ngjarje e ndodhur në rrugën “Butrinti” në Sarandë.

 

Kalemi u godit tre herë me thikë në stomak dhe ije dhe u transportua drejt Spitalit të Vlorës për mjekim të specializuar, ndërkohë që Cora u ndalua nga policia. Në konflikt ishte i përfshirë edhe një person i tretë, shok i Kalemit, i cili u shoqërua në Komisariat për të dhënë deklarime.

 

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet 17-vjeçari. Prokuroria: “U vetëmbrojt”

 

Pas hetimeve, Prokuroria e Sarandës konstatoi se ngjarja kishte rrjedhë tjetër nga sa u raportua fillimisht. Dyshohet se Kalemi ka tentuar të godasë i pari, ndërsa Cora ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes. Për këtë arsye, prokurorja Esmeranda Basho ndryshoi akuzën ndaj tij në “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe kërkoi vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit në flagrancë, si dhe caktimin e masës “Arrest në shtëpi”.

 

Gjykatësja e hetimeve paraprake, Edona Vajushi, pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur të njëjtën masë sigurie për Corën, i cili brenda shtatë muajsh mbush moshën madhore. Sipas vendimit, ai duhet të qëndrojë në banesën e tij në lagjen nr. 4, rruga “Guri Nazifi”, Sarandë, me përjashtim të orareve të shkollës dhe aktiviteteve edukative, të cilat duhet të miratohen nga Prokuroria.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Mamushe Ibrahimi, 85-vjeçarja nga Saranda vijon ende të qepë jorganë e thur qilima – VIDEO
Qeveria merr vendimin: Lirohen 380 të burgosur, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi
Policia e Sarandës sekuestron fishekzjarret e Vitit të Ri – VIDEO
Epirus Hotel kërkon Shef kuzhine, Recepsionist/e, Kamarier/e dhe Sanitare
Mbyllën sytë në Butrint, prokuroria dërgon për gjykim 3 inspektorët, kreun e IVMT-së dhe ndërtuesin
Tenderi 1.3 milion euro për punimet në Rrugën e Katërt: Në garë 2 kompani me oferta 97% dhe 98% të fondit limit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.