Pipero: Fundi i koronavirusit ka filluar, por të durojmë dhe pak

13/04/2014:50

Shperndaje:


Shqipëria po kalon ditë të vështira që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në vendin tonë. Lidhur me këtë situatë ka folur mjeku Pëllumb Pipero, i cili është shprehur se ka nisur fundi i koronavirusit në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Pipero shton se kjo gjë nuk do të thotë se nuk duhen respektuar masat e marra nga qeveria me qëllim frenimin e përhapjes së këtij virusi.

“Fundi i kësja epidemie ka filluar, në këtë pikë është e domosdoshme njohja dhe monitorimi i situatës, që qytetatarët të respektojnë vendimet e qeverisë. Ju them të gjithëve sa kohë nuk kemi mjekim të certifikuar dhe një vaksinë, e vetmja mundësi për të shmangur rastet, për të ulur kurbën për të mos përmbytur kapacitetet shëndetësore është respektimi i masave të qeverisë. Është esenciale të durojmë edhe pak”, tha ai.

Por kur do të mund të kemi masa të lehtësiara të lëvizjes, pra një hapje më të madhe?

“Gjysma e majit na gjen shumë më të cliruar se gjysma e prillit”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ADORA’S VIEW HOTEL kërkon Sanitare. Orari 06:30 – 14:30
Akt vandal – dhunohen ikonat në një kishë të vogël në Kanalin e Çukës
Agjencia Turistike LEKA TOURS kërkon Shofer
Bolv në Delvinë kërkon të punësojë dy punëtorë
Restorant “NERTILI” në Sarandë kërkon Ndihmëse Kuzhiniere (Sallatjere)
Pasticeri Bleta hap filialin e saj më të ri në Sarandë dhe kërkon të zgjerojë stafin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.