Përleshje për 1 vend parkimi në Ksamil – një dërgohet spital në Tiranë, një i arrestuar dhe disa të proceduar

07/06/2510:35

Shperndaje:

Përleshje për 1 vend parkimi në Ksamil – një dërgohet spital në Tiranë, një i arrestuar dhe disa të proceduar

 

Një konflikt i dhunshëm mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Ksamil, rreth orës 21:15, ku shkak dyshohet të jetë bërë një vend parkimi.

 

Policia ka arrestuar shtetasin turk H. D., 26 vjeç, me banim të përkohshëm në Prishtinë, pasi gjatë sherrit për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Ksamil. Ky i fundit ka pësuar dëmtime në kokë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Gjithashtu, uniformat blu kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe për shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt: B. M., 50 vjeç, Sh. M., 42 vjeç, shtetasin e dëmtuar A. M., si dhe shtetasin turk A. B., 26 vjeç.

 

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Restorant Primavera kërkon Picier, Ndihmës Picier, Sallatiere, Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Borsh/ Banorët e Qazim Palit sërish në protestë: “Pronat i kemi me ligj, por na i rrëmbejnë”
Vila Marjana në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhiniere dhe Sanitare
Jepet me qira vjetore Bar – Restorant “Blue Sky” në Sarandë
Matilda Qurku zgjidhet kryetare e Degës së Partisë Demokratike Sarandë
Delvina fiton në transfertë, mposht Shkumbinin 2-1

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.