Pema e Piperit në qendër të Sarandës, mbjellë nga Naim Frashëri

22/08/2112:03

Shperndaje:

Pema e Piperit në qendër të Sarandës, mbjellë nga Naim Frashëri.

 

Që prej gati 150 vitesh, aty, mu në zemër të Sarandës, vazhdon të mbahet ende e fortë një pemë shekullore piperi.
Është Pema e Piperit, e cila, e lënë në harresë, kërkon të ruajë kujtimin e ekzistencës së saj.. Falë duarve që e mbollën, të poetit tonë të madh, Naim Frashëri.

 


Edhe pse rrotull mungojnë tabelat e informacionit për ta identifikuar këtë pemë, e cila duhet të ishte një monument në mbrojtje, përsëri nga historia e kaluar gojë më gojë dihet se fidanët e saj kanë ardhur nga Maroku dhe janë mbjellë nga poeti Naim Frashëri. Naim Frashëri në vitet 1874-1876 ka punuar si doganier në Sarandë.

 
https://youtu.be/ogix2CXLaGU
 


Për ta parë nga afër këtë pemë, i vetmi orientim që mund t’iu gjendet, është nga banorët e zonës… Të cilët do tu drejtojnë aty e ndoshta do tu flasin edhe pak fjalë edhe për historikun e pemës.

 


Pema e piperit vazhdon të mbajë gjallë kujtimin e Naimit… Duke qëndruar kryelartë e duke pritur vizitorët të vijnë të pushojnë qoftë edhe pak caste nën hijen e saj… Për tu mësuar atyre se të mirat që mbillen si fara në tokë, rriten dhe lulëzojnë përgjithmonë…


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Në kulmin e krizës dhe sezonin e mbjelljeve fermerët mbeten pa mbështetje me naftë
Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf nga data 15 maj
Casa Nostra Restaurant në Sarandë kërkon Kuzhinier/e  dhe Kamarier/e
ICEROLL Sarandë & Ksamil kërkon të punësojë staf për të zgjeruar ekipin
NOI Hotel në Ksamil kërkon Sanitare hoteli dhe Recepsionist/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.