PD kërkon përjashtimin nga lista e kandidatëve, reagon Bido: Dole bllof Doktor. Shihemi në Kuvend

30/03/2517:18

Shperndaje:

PD kërkon përjashtimin nga lista e kandidatëve, reagon Bido: Dole bllof Doktor. Shihemi në Kuvend

 

Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në qarkun Vlorë, Ardit Bido, ka reaguar pas kërkesës së Partisë Demokratike drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkohet përjashtimi i tij nga lista me pretendimin se nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Bido ka publikuar dokumentin zyrtar që vërteton pezullimin e tij nga detyra më datë 12 mars, një ditë përpara regjistrimit si kandidat, duke e cilësuar pretendimin e PD-së si një përpjekje të kotë që bie ndesh me faktet.

 

 

“Doktor, dole sërish bllof. Shihemi në Kuvendin e shqiptarëve”, shkruan Bido, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Sali Berishës, ndërsa ironizon edhe nivelin e përfaqësimit ligjor të PD-së, duke përmendur emrin e Fredi Belerit.

 

Sipas Bidos, PD ka dalë për të dytën ditë radhazi në konferencë shtypi vetëm për të kërkuar përjashtimin e tij, nga mbi 180 kandidatë të PS-së, çka sipas tij tregon frikën e demokratëve përballë garës reale.

 

“Ligji për nëpunësin civil është i qartë: pezullimi i titullarëve bëhet me akt të DAP. Ky akt ekziston që prej 12 marsit. Madje, unë kam deleguar edhe kompetencat, siç e kërkon ligji. Pra, nuk keni as argument ligjor dhe as moral”, shkruan Bido ndër të tjera.

 

Ai shton se përballja e vërtetë do të ndodhë në foltoren e Parlamentit: “Do të më gjeni aty, me të vërtetat historike dhe aktuale përballë aleancës suaj të antishqiptarisë”, përfundon Bido.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetarët denoncojnë: Skaneri në Spitalin e Sarandës jashtë funksionit, spitali reagon: Pajisja e re tashmë në punë
Aksioni i IMT dhe Policisë Bashkiake në Sarandë hyn në javën e katërt – VIDEO
Qeveria nis aksionin e ri për ndalimin e patinave elektrike, Policia fillon kontrollet në rrugë
Taverna Erjoni kërkon të punësojë Kamarier/e Restoranti
Alban Muço: “Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut, nuk kam dëmtuar asnjë” – VIDEO
Thoma Noti, ish-volejbollist i Butrintit të Sarandës, ndahet nga jeta në moshën 84 vjeç

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.