Partizani B dhe Butrinti ndahen në barazim pa gola në “Arena e Demave”

15/12/2510:08

Shperndaje:

Partizani B dhe Butrinti ndahen në barazim pa gola në “Arena e Demave”

 

Partizani B dhe Butrinti i Sarandës nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës, duke u ndalur në një barazim 0-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Dytë.

 

Takimi pati një risi të veçantë, pasi u gjykua nga arbitra Eglantina Pjetrushaj e kolegjiumit të Lezhës, e cila mban edhe stemën e FIFA-s. Gjyqtarja 28-vjeçare drejtoi ndeshjen në mënyrë korrekte dhe strikte, duke mbajtur nën kontroll një duel mjaft të luftuar nga të dyja skuadrat.

 

Partizani B dhe Butrinti ndahen në barazim pa gola në “Arena e Demave”

 

 

Pjesa e parë

 

45 minutat e para u karakterizuan nga një lojë e balancuar, me raste në të dy krahët. Për Partizanin B u dalluan D. Balla dhe Bintsuka, të cilët shpërdoruan dy mundësi të pastra shënimi.

Nga ana tjetër, Butrinti u përgjigj me aksione të shpejta nga krahët, ku krosimet e Ekango nuk u shfrytëzuan si duhet nga Kolonja, i cili gjithashtu humbi dy raste të arta për të kaluar miqtë në avantazh.

 

Pjesa e dytë

 

Fraksioni i dytë nisi me presionin e Partizanit B, ku Bintsuka humbi një tjetër rast pas një krosimi të ardhur në zonë. Butrinti vijoi të luajë me të njëjtën filozofi, duke u mbështetur te loja nga krahët, por pa gjetur zgjidhje në finalizim.

Në minutat e fundit, portieri i Butrintit, Ndreca, u shndërrua në protagonist absolut, duke neutralizuar me sukses disa aksione radhazi të skuadrës vendase dhe duke ruajtur portën të paprekur.

Në këtë mënyrë, ndeshja u mbyll në barazim pa gola, me Partizanin B që nuk arriti të përfitonte nga ndalesa e rivalëve, ndërsa Butrinti tregoi dy fytyra në lojë: një pjesë sulmuese dhe një tjetër të përqendruar në mbrojtje.

 

Java e ardhshme premton emocione të forta në Sarandë, ku do të luhet derbi bregdetar Butrinti – Oriku, ndërsa Partizani B do të udhëtojë drejt Këlcyrës për një tjetër përballje të rëndësishme në funksion të objektivave të skuadrës.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.