

Orari dhe hapja e lokaleve, Rama flet për masat dhe paralajmëron qytetarët


Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar lehtësimin e masave kundër koronavirusit, ndërsa ka theksuar se nga data 18 do të hapen lokalet në të gjithë vendin.
Rama tha se Tirana është “zonë e kuqe” dhe se orari i lëvizjes do të vijojë të jetë deri në orën 17: 30. Rama paralajmëroi se në rast se nuk respektohen masat, nuk duhet të çuditemi që Tirana pas një jave të jetë një zonë e mbyllur totalisht.
Nga e hëna si do lëvizin shqiptarët?
Rrezik sot është i madh sepse po hapemi, ne e kemi hapur vendin në një masë të madhe. Kemi disa zona që kanë regjim të kufizuar. Jam shume i paduruar të shikoj numrat sot,nesër, pasnesër. Tirana do të mbetet zona e kuqe përsëri për shkak nuk japin ende indikacionin që Tirana të jetë zona e gjelbër. Por, brenda kësaj zone të kuqe lehtësimi është i madh. Të shikojmë analizat sot dhe në vijim dhe do të jetë e fundit që do të çlirohet. Në datë 18 do të hapen baret në ambientet e jashtme. Orari do të mbetet po ai që është dhe për javën e ardhshme. Hapja e lokaleve, përbën një kërcënim më vete. Nuk është vetëm Lulzim Basha që thyen ligjin në mënyrë spektakolare, ka shkelje ka thyerje dhe kjo ndodh në të gjithë botën. Unë u them shqiptarëve vetëm kaq, do vij dita që do të më gjykoni, por mos kërkoni të bëj të mirin kur faktet flasin ndryshe. Dje është shkaktuar shefi i komisariat që mbulon zonën e parkut të liqenit sepse dje përtej orarit kishte një numër të papranuar njerëzish, është shkarkuar. Mos u çudisni që pas një jave Tirana nga zona e kuqe të kthehet në zonë e mbyllur fare. Nëse numrat vijojnë të flasin kështu, nuk ka shans që Tirana të kaloj në zonë të gjelbër. Në shumë zona të tjera nuk kemi shfaqje shqetësuese.
Do ndalohet komunikimi mes zonës së kuqe dhe të gjelbra?
Në Greqi dhe sot nuk kalohet dot nga një qark në një tjetër duhet autorizim i posaçëm. Flasim sikur ne jemi në hënë. Në Itali nuk del dot nga komuna X për të shkuar në komunën Y. Sot në Shqipëri në të gjithë zonat e gjelbra ka komunikim.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Policia bllokon një tjetër skaf, në 2 javë 54 skafe të bllokuar në Sarandë – VIDEO
14/05/2020:01

Ambasadori Britanik takim me Gledis Nanon: Krimi nuk paguan kurrë!
14/05/2020:01

MANXURANE RESTAURANT KËRKON NDIHMËSE NË KUZHINË
14/05/2020:01

Zjarrfiksja luftë me zjarrin në aksin Sarandë – Butrint, helikopteri në malin e Sopotit
14/05/2020:01

Dhunoi fizikisht ish të dashurën, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë
14/05/2020:01

Turisti nuk i bindet urdhrit të policisë në Sarandë, tenton të largohet me gomone – VIDEO
14/05/2020:01

Pronarët e mjeteve ujore ultimatum Policisë: Jepni zgjidhje ose nesër futemi në ujë!
14/05/2020:01

Mjekët e Spitalit të Sarandës kthejnë në jetë vogëlushin 4-vjeçar, ra në kontakt me rrymën
14/05/2020:01

Aksident në rrugën Kardhiq – Sarandë, automjeti del rruga në kthesë
14/05/2020:01

HOTEL DELFINI KËRKON SANITARE, PAGA 60.000 LEKË
14/05/2020:01






Rezervime

Apartament në qendër të Sarandës, pranë Shëtitores
14/05/2020:01

Apartament Ionian Saranda Sea
14/05/2020:01

Vila Alvin, Apartament 1+1
14/05/2020:01

Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
14/05/2020:01

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
14/05/2020:01
Suvenire

Suvenire nga Saranda
14/05/2020:01

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
14/05/2020:01

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
14/05/2020:01

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
14/05/2020:01

Suvenire nga Saranda
14/05/2020:01




