
Operacioni i SPAK: Efektivët e policisë mbulonin kultivimin në Sarandë dhe trafikun në Greqi
Operacioni i SPAK: Efektivët e policisë mbulonin kultivimin në Sarandë dhe trafikun në Greqi
Zbulohen detaje të reja në lidhje me 3 efektivët e policisë të arrestuar një ditë më parë nga AMP, me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK, të akuzuar si të përfshirë në trafik droge.
Sipas burimeve efektivët së bashku me 6 persona të tjerë, emri i të cilëve ende nuk është bërë publik nga SPAK, prej disa kohësh ishin të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e kanabisit.
Efektivët ishin të lidhur me trafikantët ku i mbulonin në kultivimin e drogës në zonën e Sarandës dhe jo vetëm.
Kanabisi më pas trafikohej në Greqi, dhe po ashtu aty kishin ndihmën e efektivëve për kalimin pa problem të kanabisit, i cili më pas kalonte për t’u shitur në territorin grek.
Një prej të arrestuarve pas operacionit të SPAK është edhe ish-efektivi Erdit Hazizaj. Deri në 2022 ai ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit. Në vitin 2023 ai ka qenë pjesë e primareve të Berishës për kandidat si kryetar bashkie për Roskovecin për zgjedhjet e 14 majit.
Në pranga
Shkëlzen Ruska, shefi i Krimeve në Himarë
Ervis Alisinanaj, ish shefi i Krimeve në Sarandë
Ish-efektivi Erdit Hazizaj, kandidat i Berishës për kryetar bashkie në Roskoves më 2023
Në kërkim
Elvis Dervishi, shefi i policisë kufitare të Sarandës
Njoftimi i plotë i SPAK
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të dielën më 2 mars rezultatet e një operacioni ndaj dy grupeve të strukturuara kriminale, prej nga është evidentuar përfshirja e katër funksionarëve të Policisë së Shtetit, të cilët duke përdorur detyrën e tyre kanë ndihmuar në mundësimin e kultivimit, përpunimit dhe trafikut të narkotikëve. Hetimi ndaj këtyre grupeve kriminale është regjistruar në vitin 22 për veprat penale “Falsifikim i dokumentave”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” , “Shpërdorim i detyrës” , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Trafikimit të lëndëve narkotikëve”, “Kultivim i bimëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar Kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas SPAK, grupi i drejtuar nga të hetuarit K.Q (alias J.H, alias J.Q) dhe E.A (alias K.A), ka vepruar gjatë viteve 2019-2021 në kultivimin dhe trafikimin e bimëve dhe lëndëve narkotike në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, duke e mbjellë në zona të caktuara dhe kultivuar në ambiente të mbyllura. Droga më vonë tyrafikohej drejt Greqisë.
“Ajo që vihet re është se në rastet kur anëtarët e këtij grupi arrestoheshin nga agjencitë ligjzbatuese, anëtarët e tjerë interesoheshin për t’i garantuar ndihmë ekonomike personave të arrestuar si edhe sigurimin e mbrojtjes në proceset gjyqësore”, nënvizon SPAK dhe shton se nën akuzë si anëtarë të këtij grupi janë dhe dy shtetasit italianë L.B dhe D.C, të cilët janë dënuar në Greqi për këtë veprimtari të kundraligjshme, si edhe shtetasi nën hetim B.T..
Në njoftimin e SPAK jepen të dhëna dhe për grupin e drejtuar nga shtetasi nën hetim L.B. (alias E.S.), që ka e ka ushtruar aktivitetin e në kultivimin e bimëve narkotike gjatë viteve 2019-2021, në zonën Tepelenë-Gjirokastër.
Për përfshrije në këto grupeve kriminale akuzohen dhe katër punonjësit e Policisë së Shtetit – shefi i krimeve në Lushnjë, Ervis Alisinanaj që në kohën e kryerjes së trafikut të narkotikëve ka qenë shef krimesh në Sarandë; Shkëlzen Ruska, i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë me detyrë në Sektorin e Luftës Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, ndërsa në momentin e arrestimit mbante funksionin e shefit të krimeve në Himarë; Erdit Hazizaj, i cili është larguar nga detyra në vitin 2022 dhe në kohën kur akuzohet se ka kryer veprimtari të kundërligjshme ka qenë anëtar i Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit; si dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dërvishi, i cili në atë kohë ka qenë me detyrën e shefit të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë, Sarandë. Dërvishi është shpallur në kërkim pasi nuk është arritur të prangoset.
Sipas SPAK, funksionarët e policisë dyshohen se duke shfrytëzuar pozicionin e tyre të atëhershëm, rezulton të kenë ndihmuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, me këshilla dhe informacione të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë kriminale në lidhje me trafikimin e narkotikëve, si dhe duke u siguruar anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal siguri në këtë veprimtari të kundraligjshme.
Në njoftim sqarohet se është evidentuar fakti se personi nën hetim E.A (alias K.A) ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjësi i policisë Ervis Alisinanaj dhe bazuar në këshillat e këtij të fundit, është arritur që mbajtjen pa leje të armës së zjarrit në automjet e ka marrë përsipër një i mitur, i cili ka qenë duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi dhe është arrestuar. Të miturit, makina i është dhënë nga shtetasi nën hetim XH.N. i cili kishte vepruar sipas këshillave të punonjësit të policisë.
“…shtetasit nën hetim E.H, E.A, E.D dhe SH.R, punonjës policie, me veprimet e tyre të kundraligjshme të kryera me dashje, kanë konsumuar veprën penale të ‘Shpërdorim i detyrës’, … , duke kryer/apo moskryer me dashje në vazhdimësi veprime apo mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës së tyre si punonjës të policisë së shtetit, i kanë sjellë një dëm të konsiderueshëm interesave të ligjshëm të shtetit, duke cënuar sigurimin e veprimtarisë së rregullt ligjore të punonjësve të policisë së shtetit, si dhe duke cënuar besueshmërinë e policisë së shtetit përpara publikut …”, citohet në njoftim.
Nga hetimi është arritur të dokumentohet rasti i trafikimit për në Greqi në shkurt të vitit 2020 përmes pikës së kalimit kufitar “Qafë Botë”, të një sasie prej 1144.9 kg cannabis sativa të papërpunuar, 4.068 kg cannabis të përpunuar e llojit çokollatë dhe afro 1 litër vaj cannabis, me vlerë totale rreth 1.7 milionë euro. Kjo sasi lënde narkotike i’u është sekuestruar dy shtetasve italianë të dënuar në Greqi. Nën hetim janë dhe dy persona të tjerë, ndërkohë që nuk janë identifikuar disa persona që dyshohet se kanë qenë pjesë e kësaj veprimtarie.
Të ardhurat e përfituara nga kultivimi dhe trafikimi narkotikëve, sipas SPAK, janë investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. SPAK thotë se po vijon ende hetimet.
Gjatë kohëve të fundit disa oficerë të lartë të Policisë së Shtetit janë arrestuar apo dënuar për përfshirje në në rrjetet e krimit të organizuar. Shkalla në të cilën krimi i organizuar ka depërtuar në Policinë e Shtetit është bërë më i qartë në kohën kur policia franceze fitoi akses në mijëra mesazhe sekrete të dërguara nga kriminelët, duke përdorur telefonët e koduar SKY ECC. Mesazhet përmbanin informacione për dhjetëra grupe kriminale nga e gjithë bota, përfshirë edhe Shqipërinë.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
02/03/2512:27

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
02/03/2512:27

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
02/03/2512:27

Suvenire nga Saranda
02/03/2512:27

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
02/03/2512:27
