”One Albania” nën “kthetrat” e hakerëve iranianë, cënohen të dhënat e shqiptarëve

25/12/2311:55

Shperndaje:

Grupi i hakerave iranianë, i ashtuquajturi “Homeland Justice”, kanë njoftuar në profilin e tyre në Telegram se kanë sulmuar kompaninë “One Albania” dhe kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura.

Hakerët kanë paralajmëruar se të dhënat e rëndësishme që kanë siguruar do të publikohen së shpejti duke cënuar privatësinë e abonentëve të kësaj kompanie.

“Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”- shkruajnë hakerët.

Hakerët e Homeland Justice kanë vërtetuar edhe njëherë sesa e lehtë është të vidhen të dhënat e shqiptarëve.

Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Drejtësia e Atdheut. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin nga terroristët.

Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti.

Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh. Shpresojmë se ka funksionuar!

“Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”.”– shkruajnë hakerët në mesazhin e tyre.

Në një tjetër mesazh, hakerët kanë dërguar edhe video ku tregojnë si ka rënë sistemi i kompanisë celulare pas sulmit të tyre ku kanë vjedhur dhe të dhënat e mijëra abonentëve shqiptarë.

“Lejohet qasja në Terror-Telecom

MyOneAL, mbështetësi dhe ofruesi i fermës së trolleve të MEK dhe ekipeve të sabotimit kibernetik duhet të kishte mësuar më herët. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë!”– shkruajnë ata.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel VOLA në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
Fast Food Kasandro ofron vende pune vjetor dhe sezonal. Ofrohet akomodim
Bistro Lounge BANKA kërkon Punonjës/e Kuzhine për mëngjeset dhe Banakier/e. Me Akomodim
Restorant ARI në Shëtitore kërkon të punësojë Pjatalarës/e
Taverna Rrapo në Sarandë kërkon Zgarist dhe Sanitare
Plagosën rëndë një 26-vjeçar dhe prindërit e tij në Sarandë, vihen në pranga 2 vëllezërit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.