

OMONIA: Rama mashtron me gjendjen e të drejtave të Minoritetit


Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek
ΟΜΟΝΟΙΑ
DEKLARATË PËR SHTYP
Sarandë, më 31 Tetor 2019
Lënda: Situata e zbatimit në praktikë të të drejtave të sanksionuara ligjërisht të Minoritetit Etnik Grek kërkon qasje të sinqertë dhe jo zbukurime të rreme. Kryeministri z. Edi Rama dëshmon qartë se nuk dëshiron dhe për pasojë nuk mundet tanimë të kontribuojë në avancimin e zgjidhjeve për përmirësimin e gjendjes së pjesëtarëve dhe komuniteteve të MEG.
Me taktikën gjerësisht të njohur të zbukurimit fals të situatave reale dhe gjendjes që kalon Minoriteti Etnik Grek, në një intervistë televizive në EuroNews, në kuadër edhe të takimit të tij me Kryeministrin Helen, z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, bëri deklarata, që në mos tjetër gjë provokojnë haptaz.
Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek, duke ngulur këmbë në pozicionin se nuk mund të realizohet politikë që ka për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes, pa një qasje të sinqertë dhe përcaktim të problematikës, denoncon Kryeministrin z. Rama, nga njëra anë për dygjuhësi dhe nga ana tjetër për diselasticitetin e faktuar të tij dhe mungesë të vullnetit thelbësor, për qëndrim dashamirës të shtetit ndaj problemeve që preokupojnë pjesëtarët dhe komunitetet e MEG. z. Rama me mentalitetin strucian ka përshtypjen se ka për të vijuar politikën e privimeve të të drejtave themelore dhe të sanksionuara të pjesëtarëve të MEG për të vazhduar gjithashtu represionin dhe në fund të fundit braktisjen e përpjekjeve për promovim të politikave të tjera që do të përafrohen me standartet europiane dhe sa përcaktojnë praktikat më të mira ndërkombëtare.
Duke gënjyer veten e vet ka përshtypjen gjoja se do të gënjejë edhe përfaqësuesit politikë të MEG dhe opinionin e tij.
E përgënjeshtrojnë madje raportet e ndërkombëtarëve nëse nuk mjaftohet nga denoncimet tona të kohëpaskohshme, për sa fenomene negative zhvillohen në dëm të MEG dhe u referohen si të drejtave universale të njeriut edhe atyre me natyrë speciale për minoritetet. Sinjifikative është Raporti relativisht i freskët i Komitetit Mbikëqyrës për Zbatimin e Konventës Kuadër për Mbrojtjen e të Drejtave të Minoriteteve Etnike të Këshillit të Evropës. Aty nuk kanë vend propagandat e tipit të intervistës së tij dhe as deklamimet kryesisht për konsum të brendshëm.
Duke u fokusuar tek dy çështjet që preku intervista dhe që madje janë tema të ditës: grabitja e pasurisë së paluajtshme në rajonet bregdetare dhe jo vetëm ku jetojnë grupe të konsiderueshme numerikisht pjesëtarësh të MEG dhe në atë të vetdeklarimit të vullnetshëm të identitetit etnik. Vetëpërgënjeshtrohet brenda pak orësh pas intervistës në fjalë. Nëse sikundër pretendon këto çështje janë rregulluar atëherë përse pas takimit me homologun Helen deklaron se ka për të marrë në konsideratë problemet për të gjetur zgjidhje në referencë të kërkesave të MEG?
Natyrisht sipas zakonit të tij hedh baltën se ekzistojnë qarqe që i zmadhojnë problemet me qëllim të bërit politikë me to. Jemi mësuar me në këtë lloj lufte por nuk përbën turp, përkundrazi, është detyrimi ynë të sjellim në dritë problemet dhe padrejtësitë në dëm të Helenizmit autokton.
Denoncojmë se Qeveria Rama duke vonuar miratimin e akteve që rrjedhin nga Ligji vendas për Mbrojtjen e Minoriteteve Etnike sikundër gjithashtu të Ligjit mbi Regjistrimet e Popullsisë, në thelb synon të fitojë kohë në kuadrin e Procesit të radhës së Censusit. Deri më tani detyrimi për respektimin në praktikë të së drejtës për vetëidentifikim të vullnetshëm të origjinës etnike mbetet i parealizuar dhe zotimet për aplikim të parimit në Cens 2020, është juridikisht pezull.
Praktikat përsa i përket sanksionimit legal të pasurisë së paluajtshme të individëve, komuniteteve, kishave dhe manastireve, nuk kanë nevojë për përshkrim. Janë në përmbajtjen e aq raporteve të detajuara dhe pohohen edhe prej vetë funksionarëve shtetarë. Enti i Investimeve Shqiptare nga ana tjetër, përbën instrument të dhunshëm të shtetëzimit të pasurive të paluajtshme me vlerë të lartë turistike dhe këtë e ka denoncuar opozita por kryesisht organizma të specializuar ndërkombëtarë dhe më së fundi dhe qartazi Banka Botërore.
Përsa i përket respektimit të së drejtës së besimit dhe lirive fetare mjaftohemi duke ju referuar rastet ku akoma edhe kisha (vende të shenjta adhurimi) nuk janë dhënë komuniteteve dhe vijojnë të sakrilegjohen me përgjegjësi shtetërore: e Tërëshenjta në Përmet, Manastiri i Fjetjes në Dragot, Shën Nikolla në Xarrë, Ungjillëzimi në Libohovë etj.
Logjika e të ashtuquajturave zona minoritare, e cila gjatë gjithë kohës nga rënia e regjimit komunist është denoncuar nga raportet vjetore të State Department, vijon të përbëjë faktorin bazik frenues në realitetet e privimit nga një sërë të drejtash për grupe të mëdha banorësh të përkatësisë Helene, jashtë atyre. Bëhet fjalë për të drejtat në përdorimin e gjuhës amtare, mësimit të gjuhës Helene, arsimimit publik për fëmijët e të tjera të lidhura me to.
Kjo është gjendja të cilën z. Edi Rama refuzon ta kundroj ose ndoshta të jetë pasojë e logjikave objektivave të tij politike për dehelenizimin e trojeve tona amtare. Realiteti nuk mund të zbukurohet në mënyrë artificiale sado gënjeshtar i shquar të jetë personi që ndërmerr tentativë
Zyra e Shtypit dhe Komunikimit
BDMEG – OMONOIA



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Një grua humb ndjenjat në Bulevardin e Sarandës, Adrian Gurma dhe qytetarë i japin ndihmën e parë
31/10/1919:09

Manastiri Shën Kollit në Mesopotam unikal në Evropë/ Edhe katolik edhe ortodoks
31/10/1919:09

Policia: Bllokuam një skaf, hyri në zonën e kufizuar, pronarit gjobë 1.1 milion lekë – VIDEO
31/10/1919:09

VIDEO – Shpella e Shën Marinës – Bogaz, Konispol
31/10/1919:09

Policia bllokon një tjetër skaf, në 2 javë 54 skafe të bllokuar në Sarandë – VIDEO
31/10/1919:09

Ambasadori Britanik takim me Gledis Nanon: Krimi nuk paguan kurrë!
31/10/1919:09

MANXURANE RESTAURANT KËRKON NDIHMËSE NË KUZHINË
31/10/1919:09

Zjarrfiksja luftë me zjarrin në aksin Sarandë – Butrint, helikopteri në malin e Sopotit
31/10/1919:09

Dhunoi fizikisht ish të dashurën, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë
31/10/1919:09

Turisti nuk i bindet urdhrit të policisë në Sarandë, tenton të largohet me gomone – VIDEO
31/10/1919:09






Rezervime

Hotel IL CONTE DI MONTE CRISTO
31/10/1919:09

Apartament 1+1 me pishinë
31/10/1919:09

Apartament Ksamil 1+1
31/10/1919:09

Dhoma Ksamil
31/10/1919:09

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
31/10/1919:09
Suvenire

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
31/10/1919:09

Suvenire nga Saranda
31/10/1919:09

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
31/10/1919:09

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
31/10/1919:09

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
31/10/1919:09




