Reklamë I Love Orange

Nuk u thye nga 18 vite burg politik, ndërron jetë Qani Sadiku

Qani Sadiku, ish i burgosur politik, nga fshati Markat, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.

Qani Sadiku ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë në Tiranë.

Saranda Web shpreh ngushëllime për familjen, miqtë dhe të afërmit e Qaniut.

Në vitin 1973, Qani Sadiku, 23 vjeçar, ndodhej i internuar prej afro një viti, bashkë me disa familjarë tij në Sarandë. Regjimi prej kohësh e mbante nën survejim, duke dyshuar tek ai për aktivitet politik dhe tentativë arratisjeje, derisa një ditë vërtet do t’i hidhnin prangat dhe do ta arrestonin. Telashet me regjimin komunist kishin nisur që në kohën kur i ati akuzohej si i lidhur me të arratisurit, por prej vitit 1974 kur do të arrestohej me një akuze politike e deri në rënien e regjimit Qani Sadiku do ta kalonte jetën vetëm burgjeve duke pasur denime e ridënime pa dalë më asnjëherë prej andej….

Ai ishte një antikomunist i vendosur, i ashpër në çdo deklaratë të tijën kundër regjimit, apo edhe në biseda të afërta mes shokëve në qeli. Të kritikonte regjimin dhe të bënte thirrje kundër tij ishte pjesa më e rëndësishme e gjithë qëndresës së tij gjatë afro 18 viteve në burgjet komuniste.

Në familjen e tij në Tiranë, bashkëshortja Venetike, vajza e tij Dea dhe djali Kervin janë gjithmonë dëshmitarë të çdo detaji të kësaj jete të vështirë që shpaloset shpesh mbrëmjeve kur në familjen e tyre bujtin miqtë e shumtë të burgut.

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

MEGA nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, Lefter Nika: Synojmë bashkimin e minoritetit grek

MEGA nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, Lefter Nika: Synojmë bashkimin e minoritetit grek

23 Nëntor 2026 20:29
Qytetarja nga Saranda thirrje Olti Çaçit: Nuk e kam shtëpinë kasolle për qentë e rrugës

Qytetarja nga Saranda thirrje Olti Çaçit: Nuk e kam shtëpinë kasolle për qentë e rrugës

23 Nëntor 2026 18:21
Fillojnë transfertat e menjëhershme mes bankave. Deri në 40 mijë lekë pa komision

Fillojnë transfertat e menjëhershme mes bankave. Deri në 40 mijë lekë pa komision

23 Nëntor 2026 17:52
Vritet Sel Çami pranë banesës në Fier, plagoset nipi. Policia bastis shtëpinë e Ben Qimes

Vritet Sel Çami pranë banesës në Fier, plagoset nipi. Policia bastis shtëpinë e Ben Qimes

23 Nëntor 2026 13:08
Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45