Një tjetër tender me Flamur të Kuq në bashkinë e Sarandës. Fituesi shpallet me 97%

08/02/2519:33

Shperndaje:

Është përmbyllur tenderi me vlerë 20,895,000 lekë me tvsh ose rreth 210,000 euro për rikualifikimin e tre rrugëve të brendshme në zonën Turizëm-Kanali i Çukës, Sarandë. Ky projekt përfshin një segment rrugor me gjatësi totale prej 350 metrash linear dhe gjerësi 5 metra, sipas konfigurimit të terrenit ekzistues.

Tender 210,000 euro për shtrimin e 350 metër rrugica në zonën Turizëm-Kanali i Çukës

 

Në këtë tender kanë marrë pjesë 2 kompani:

 

  1. “JODY-KOMPANY” shpk – Ofertë e paraqitur: 20,290,992 lekë me TVSH
  2. “FLED” shpk – Ofertë e paraqitur: 17,487,422 lekë me TVSH

 

Nga tenderi është skualifikuar “FLED” shpk e cila kishte paraqitur ofertë rreth 28 mijë euro më pak  se “JODY-KOMPANY” shpk.

Eliminimi i ofertës më të ulët dhe shpallja fituese e një kompanie me ofertë më të lartë ka bërë që OpenProcurement, ta klasifikojë këtë tender me Flamur të Kuq.

 

Rrugët që do të rikualifikohen ndodhen në një zonë urbane të Sarandës, të rrethuara nga mure avllish dhe aktualisht janë në një gjendje të degraduar. Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve, duke mbështetur njëkohësisht funksionet urbane dhe turistike të zonës.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Mumushe Ibrahimi, 85-vjeçarja nga Saranda vijon ende të qepë jorganë e të thurë qilima – VIDEO
Qeveria merr vendimin: Lirohen 380 të burgosur, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi
Policia e Sarandës sekuestron fishekzjarret e Vitit të Ri – VIDEO
Epirus Hotel kërkon Shef kuzhine, Recepsionist/e, Kamarier/e dhe Sanitare
Mbyllën sytë në Butrint, prokuroria dërgon për gjykim 3 inspektorët, kreun e IVMT-së dhe ndërtuesin
Tenderi 1.3 milion euro për punimet në Rrugën e Katërt: Në garë 2 kompani me oferta 97% dhe 98% të fondit limit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.